Connect with us

Kosova

Deklaratë e njëjtë me Vuçiçin/ Deputeti i LVV: Rama duhet të flasë me Kurtin

Artan Abrashi, deputeti i ‘Vetëvendosje’, në një interviste televizive, foli për situatën në veri të Kosovës dhe deklaratën e kryeministrit shqiptar Edi Rama.

Në lidhje me deklaratën e Ramës, Abrashi u shpreh se ka reaguar pas presidentit serb, Aleksandër Vuçiç, ndërsa shtoi se para sduhet të konsultohet me institucionet e Kosovës ose me kryeministrin Albin Kurti. Po ashtu ai u ndal te qëndrimi zyrtar i Tiranës, ku tha se situata në Kosovë është shumë delikte dhe se që Shqipërisë është shumë  i rëndësishëm.

“Rama reagoi pas presidentit të Serbisë. Rama duhet të konsultohet më shumë me autoritete e Kosovës, të flasë me Kurtin. Ne besojmë në vullnetet e mira të institucioneve shqiptare. Ka një mungesë komunikimi. Kosova dhe Kurti ka nevojë për mbështetje. Ne jemi në një situatë delikate dhe qëndrimi i Shqipërisë është shumë i  rëndësishëm në këto momente”, tha Abrashi.

Në lidhje me sulmin e 24 shatorit në Banjskë, ku humbi jetën efektivi i policisë së Kosovës, Afrim Bunjuku, Abrashi akuzoi Serbinë për këtë akt terrorist.

 

 

“Një gjë është e pamohueshme, këtu ka gisht Serbia, ai aksion terrorist është mbështetur drejtpërdrejtë nga institucione e Serbisë. Po flasim për një akt agresioni e Serbisë ndaj Kosovës. Autoritetet ndërkombëtar duhet të reagojë dhe të shohë së Serbia është kërcënuesja më e madhe e paqes në Rajon. Duhen marren masa që Vuçiç. Prokuroria, Policia janë duke punuar për zbardhjen e situatës dhe të mbledhin më shumë prova.  Duet një hetim ndërkombëtar. Kemi njoftim se mund të ketë sulme të tjera, këto duhet t’i zbardhjen një hetim serioz, ndërkombëtar. Duhen marrë masa sa më shpejte qoftë dhe në forma sanksionesh për të ndalur Vuçiç.”, përfundoi ai.

Advertisement