Connect with us

Rajon

I dyshuar se urdhëroi vrasjen e inspektorëve policorë, merret në pyetje biznesmeni serb

Biznesmeni Zvonko Vesellinoviç është marrë në pyetje në policinë e Beogradit në lidhje me pretendimet se ai dyshohet se ka urdhëruar dhe paguar për organizimin e vrasjes së inspektorëve policorë Sllobodan Millenkoviç dhe Dushan Mitiç, njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë më 4 tetor.

Në vitin 2019, Millenkoviç dhe Mitiç zbuluan një plantacion të marihuanës në pronën bujqësore “Jovanjica” dhe janë dëshmitarë në procesin gjyqësor kundër pronarit të saj, Predrag Koluvije.

Vesellinoviç, një biznesmen serb nga Kosova, konsiderohet si organizator i barrikadave në veri të Kosovës dhe po ashtu si “mbrojtësi” i serbëve. Siç thuhet në njoftimin e MPB-së, Zvonko Vesellinoviç, i shoqëruar nga avokati, tha deklaratë për pretendimet e Sllobodan Millenkoviçit se ai kishte urdhëruar dhe paguar për organizimin e vrasjes së tij, si dhe ka pranuar që t’i nënshtrohet testit poligrafik.

Ministria e Punëve të Brendshme shton se testi është bërë dhe se Vesellinoviçi ka kaluar atë, duke mohuar pretendimet e Millenkoviçit dhe duke thënë se ai nuk e njeh personin në fjalë. Gjithashtu, thuhet se raporti për këtë hetim do të dërgohet në Prokurorinë e Lartë Publike në Beograd.

Firma ligjore Tomanoviç, e cila përfaqëson Sllobodan Millenkoviçin, njoftoi më 2 tetor se kishte marrë informacion se “tashmë janë paguar 500.000 euro për likuidimin e inspektorit Sllobodan Millenkoviç”, duke shtuar se dyshohet se e njëjta shumë është paguar për likuidimin e inspektorit Dushan Mitiç.

Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë konfirmoi në fillim të shtatorit se inspektorët Millenkoviç dhe Mitiç janë duke u ruajtur nga pjesëtarë të Njësisë Speciale Antiterroriste.

Predrag Koluvija akuzohet si organizator i një grupi kriminal që kultivonte marijuanën për shitje. Sipas aktakuzës, në pronën e tij në nëntor 2019 u gjetën 1.600 kilogramë skunk (një lloj kanabisi).

Më 13 nëntor 2019, inspektorët e policisë Sllobodan Millenkoviç dhe Millan Isakov e ndaluan makinën në të cilën ndodhej Koluvija, i cili u prezantua si koleg dhe ua tregoi atyre një kartë zyrtare të identifikimit, për të cilën ekspertët gjetën se ishte e rrejshme.

Inspektorët e Departamentit për Kontrollin e Narkotikëve, Sllobodan Millenkoviç dhe Dushan Mitiç, janë shkarkuar nga pozitat e tyre në Departamentin për Luftimin e Drogave të Policisë së Beogradit në gusht pa një shpjegim të qartë nga Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë.

Një pjesë e opinionit dhe partive opozitare organizuan protesta në mbështetje të inspektorëve policorë para Gjykatës Speciale, e në disa raste para dhe gjatë seancave ku dëshmuan Sllobodan Millenkoviç, Dushan Mitiç dhe Millan Isakov.

Në fund të vitit 2021, Zvonko Vesellinoviç u fut në listën e sanksioneve të Shteteve të Bashkuara dhe Britanisë së Madhe, së bashku me ish-nënkryetarin e Listës Serbe, Millan Radoiçiç, i cili mori përgjegjësinë për sulmin ndaj policëve të Kosovës më 24 shtator, për shkak të dyshimeve për korrupsion dhe krim të organizuar ndërkombëtar.

Radio Evropa e Lirë ka vërtetuar se tri kompani të lidhura me Zvonko Vesellinoviçin dhe Millan Radoiçiçin kanë qenë nënkontraktorë në të paktën tri pjesë rrugore në Serbi në dy vitet e fundit.

Kompanitë e tyre ishin nënkontraktore në punimet e kryera nga kompani kineze.

Rajon

Taravari: Shqiptarët do të kenë kryeparlamentarin e gjashtë ministri

Në Qeverinë e re të Maqedonisë së Veriut, shqiptarët do të udhëheqin me gjashtë ministri dhe me kryetarin e Kuvendit, bëri të ditur ekskluzivisht për Radio Televizionin e Kosovës, Arben Taravari nga koalicioni VLEN.

“Besoj që njërën prej tre funksioneve kryesore të shtetit, respektivisht kryetari i parlamentit do të vazhdoj të jetë shqiptar dhe numër i konsiderueshëm i ministrave, posaçërisht aty ku kemi ekspert ne si parti të VLEN-it do t’i vendosim. Besoj se përfaqësimi aty do jetë i dinjitoz, me njerëz profesionist”, tha ai.

Taravari tha se konstituimi i Kuvendit do të bëhet në fund të këtij muaji, kurse Qeveria e re pritet të votohet në pjesën e parë të muajt qershor.

“Konstituimi i Kuvendit është planifikuar të bëhet diku ka fundi i këtij muaji, muajit maj, dhe ne ndërkohë ka fundi i javës së ardhshme do t’i kemi edhe zgjedhjet kadrovike dhe programin qeveritar. Pasi të konstituohet Parlamenti duhet që presidentja e shtetit t’i jep mandatin mandatarit të ardhshëm. Në gjysmën e parë të qershorit sigurisht do ta kemi Qeverinë e re”, tha ai.

Partnerët e koalicionit ,sipas Taravarit, janë pajtu që prioritet i Qeverisë së re të jetë rruga drejt Bashkimit Evropian, lufta pa kompromis ndaj krimit dhe korrupsionit dhe funksionimi i shtetit të së drejtës.

Continue Reading

Rajon

Kreta “pushtohet” nga pluhuri i Saharasë

Kreta është “pushtuar” nga pluhuri afrikan. Drejtoria e Shëndetit Publik të Qarkut të Kretës u ka bërë të ditura qytetarëve masat që duhet marrin për t’u përballur me pluhurin e Saharasë.

Mediat në vend raportojnë se përqendrimet e regjistruara deri më tani të grimcave në ajër janë shtuar.

Universiteti i Kretës dhe Universiteti Teknik i Kretës informojnë se sipas modeleve parashikuese “përqendrimet mesatare ditore të PM10 për ditën e sotme të shtunën dhe të dielën 19.05.2024 do të luhaten në nivele mesatare. (51- 75 µg/m3) për shkak të fenomenit intensiv të transportit të pluhurit nga Saharaja.”

Për këtë arsye, të rriturve me probleme me frymëmarrjen, atyre me sëmundje të zemrës dhe fëmijëve me probleme me frymëmarrjen, u rekomandohet që të kufizojnë çdo ushtrim fizik intensiv, veçanërisht nëse bëhet jashtë.

Po ashtu, qytetarëve u është rekomanduar që të mbajnë maskat me mbrojtje të lartë FFP2, N95 & KN95, duke qenë se ato mund të mbrojnë qytetarët që janë aktivë në natyrë. Përveç kësaj, rekomandohet po ashtu marrja e masave për të përmirësuar cilësinë e ajrit të brendshëm.

Continue Reading

Rajon

Përplasja me RMV, Mitsotakis mesazh paralajmërues: Qeveria e Shkupit duhet të përdorë vetëm emrin Maqedonia e Veriut

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis në një intervistë për një emision grek në ERT, tre javë para zgjedhjeve europiane të 9 qershorit.

Kryeministri i dërgoi një mesazh paralajmërues qeverisë së re, për çështjen e Maqedonisë së Veriut.

“Dua t’i dërgoj edhe një herë një mesazh paralajmërues qeverisë së re: të ndryshojë linjën që tani e tutje, të respektojë këtë dispozitë qendrore të Marrëveshjes së Prespës, të përdorë vetëm emrin Maqedonia e Veriut brenda dhe jashtë vendit, kur i referohen fqinjit tonë verior”, tha Mitsotakis.

Presidenti i Bullgarisë Rumen Radev gjithashtu komentoi situatën, duke thënë se shpreson që politikanët në Maqedoninë e Veriut të kenë kuptuar se fushata zgjedhore ka përfunduar.

“Shpresoj që politikanët në Maqedoninë e Veriut ta kenë kuptuar se fushata zgjedhore ka përfunduar. Dhe nëse bisedat dhe sjellja e tyre destruktive shndërrohen në veprime reale, kjo do të thotë qe po e shtyjnë vendin e tyre drejt izolimit, duke e larguar atë nga Bashkimi Evropian”, tha ai.

Continue Reading

Rajon

Vuçiç shtrëngohet me Dodikun në pritje të 8 qershorit

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçic, eshte takuar në Beograd me presidentin e RS, Milorad Dodik dhe tema kryesore e bisedës, sipas Vucic,  ishin marrëdhëniet ndërmjet Republikës së Serbisë dhe RS-së dhe reagimi i mbarë popullit serb për votimin e rezolutës për Srebrenicën në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara

“E informova Presidentin Dodik për përpjekjet që po bën Serbia për të mbrojtur interesat jetike kombëtare të popullit serb, si dhe të drejtën publike ndërkombëtare, duke përsëritur edhe një herë se miratimi i një rezolute të tillë do të nënkuptonte hapjen e kutisë së Pandorës për e ardhmja duke hapur plagë të panumërta nga e kaluara”, ka shkruar  Vuçic në llogarinë e tij në Instagram.

Në të njëjtën kohë, sipas fjaleve te presidentit serb, “temë e veçantë diskutimi ishte Kuvendi i ardhshëm i Popullit Serb i planifikuar për 8 qershor në Beograd, për të cilin aktivitete të shumta të përbashkëta, nënshkrimi i memorandumeve dhe marrëveshjeve, si dhe ngjarjet që do të konfirmojnë unitetin e popullit dhe të drejtën e tij për të ruajtur vatrat e tyre, të jenë të tyret, janë rënë dakord dhe mbrojnë të drejtën për të ardhmen e brezave që do të vijnë”.

Continue Reading

Rajon

Tjetër tragjedi në Greqi/ Momenti kur makina përplas për vdekje 22-vjeçarin, koka i fluturon dhe…

Një tragjedi tjetër ka ndodhur në Athinë, në zonën Nea Erythraira, ku mbeti i vdekur një 22-vjeçar shqiptar i cili po udhëtonte me një motoçikletë në momentin që u përplas nga një makinë.

Aksidenti ka ndodhur pak pas mesnatës së të enjtes kur makina, duke lëvizur në drejtim të Politia, ka devijuar nga rruga dhe është përplasur me një automjet që kalonte në të njëjtën korsi trafiku.

Në videon e publikuar nga mediat greke, shihet momenti i përplasjes, ku 22-vjeçari fluturon disa metra dhe përplaset në një trotuar, aty ku gjeti dhe vdekjen

Sipas dëshmitarëve okularë, i ndjeri  Angjelo Saliu, ka rënë me kokë në bordurë dhe ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING