Connect with us

Rajon

A do të sanksionohet Serbia? Reagon për herë të parë Vuçiç

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç pas takimit të Komunitetit Politik Europian në Granadë të Spanjës është pyetur nga gazetarët nëse Serbia do të përballet me sanksione për shkak të sulmit terrorist në Kosovë. Vuçiç ka deklaruas se nuk do mbajë asgjë të fshehtë, por do të flasë pas takimeve me liderët e tjerë.

“Unë kam biseduar me të gjithë për të gjitha temat, sic e dini asnjëherë asgjë s’kam fshehur nga populli ynë. Nesër është një takim i rëndësishëm i Këshillit Evropian dhe do të shohim se si do të shkoj. Mund të japë më shumë konkluzione sonte në mbrëmje kur t’i përfundojë bisedat me Presidentin Macron dhe disa liderë tjerë europianë përfshirë edhe Josep Borellin” -ka thënë Vuçiç.

Ndërkohë, presidentja e Kosovës Vjosa Osmani,poashtu epranishme në samit ka kërkuar që BE t’i vendos sanksione Serbisë duke thënë se nuk pranon takim me Presidentin e këtij shteti pa u vendosur këto masa.

Advertisement