Connect with us

Aktualitet

Përdhunimi i 26-vjeçares/ Rrëfimi i Tahirit: Pimë kokainë e hashash

“Ora News” zbardh ekskluzivisht dinamikën e ngjarjes së drogimit me kokainë dhe më pas përdhunimin nga tre persona në ambientet e një hoteli në Vlorë, të 26-vjeçares D.

Televizioni ka mundur të sigurojë dëshminë e dy protagonistëve të këtij krimi, të cilët tregojnë se D. ka kryer marrëdhënie seksuale që në ambientet e lokal “Barakuda” në Zvërnec dhe më pas orgjia ka vazhduar në ambientet e hotelit.

Për këtë ngjarje policia është njohur në orën 07:00 të mëngjesit, ku një telefonatë në sallën operative raportonte se është gjetur pa ndenja një vajzë, e cila më tej u dërgua në Urgjencën në Spitalin Rajonal Vlorë, për ti dhënë ndihmën mjekësore.

Nga këqyrja e vendit të ngjarjes është konstatuar se tek dhoma nr.201, e cila ndodhet në katin e dytë të këtij hoteli, u konstatua se në çarçafin që ndodhet sipër dyshekut të krevatit, u vunë re njolla të kuqe si ato të gjakut të mpiksur, i cili u mor në cilësinë e provës materiale.

Policia ka sekuestruar pamje filmike të hotelit, rrobat e njërit prej autorëve Gentjano Mehmeti dhe mostra gjaku të D.

Ngjarja e rëndë tronditi opinionin publik. Ndërsa situatën e përkeqësoi akoma dhe më tej Albert Deliaj, pronari i televizionit 6+1 në Vlorë, duke sulmuar me fyerje dhe kërcënime një grup gazetarësh në Tiranë dhe Vlorë.

Vajza e dëmtuar D. tashmë është marrë në mbrojtje dhe transportuar në Tiranë për trajtim mjekësor.

Ndërsa pritet që në ditët në vijim të rimerret sërish në pyetje nga policia e Vlorës, për të treguar atë çfarë ndodhi natën e 21 tetorit 2023 në ambientet e lokalit “Baracuda” në Zvërnec dhe më pas në hotelin “Fjortes”.

Në dëshminë e parë të dhënë në ambientet e spitalit Vlorë, vajzë ka pohuar se kishte shkuar me dëshirë dhe se nuk kujtonte me saktësi se çfarë kishte ndodhur. Ndërkohë gjatë një dalje publike në media, ajo tregoi se ishte kërcënuar me jetë nga nëna e njërit prej të arrestuarve, ndaj kishte dhënë atë deklarim.

Dy nga 4 personat abuzues, Oltjan Tahiri dhe Albi Ceno aktualisht ndodhet në burg, kurse në kërkim vijojnë të jenë Gentjano Mehmeti dhe Vilion Kapaj.

Ky që shihni në këtë foto të siguruar nga “Ora News” është Gentjano Mehmeti, i shpallur në kërkim dhe protagonist në abuzimin seksual që ka ndodhur në dhomën nr. 201 të hotelit “Fjortes”.

Ndërsa Oltjan Tahiri, është djali i Malko Tahirit një biznesmen që disponon kompaninë “Olar” e cila ka si objekt riparimet e mjeteve lundruese në zonën e “Triportit” në Vlorë.

I arrestuari tjetër Albi Ceno, është djali i biznesmenit Krenar Cenos, i cili disponon hotel “Kraal” në Vlorë, kompaninë e tregtimit të Gazit “CENO” dhe kompaninë tjetër “K.R-AAL-KONSTRUKSION”.

Në dëshminë e siguruar nga “Ora News” të njërit nga të arrestuarit Oltjan Tahiri, ka pohuar se në mbrëmjen e datës 20 Tetor 2023 rreth orës 20:20, së bashku me një të njohurin e tij, i cili quhet “Vilo”, kanë shkuar para “Neptunit”, ku kanë takuar D. Ajo ka hipur në makinën e tyre dhe të tre së bashku kanë shkuar tek lokal “Baracuda” në Zvërnec.

Oltjani sqaron se aty ata kanë konsumuar pije alkoolike dhe lëndë narkotike kokainë, të cilën sipas tij e ka siguruar i njohur si “Vilo”.

Oltjani shprehet se më vonë tek lokal ”Barakuda” ka shkuar dhe shoku i tij Albi Ceno, i cili së bashku me ata ka konsumuar pije alkoolike dhe lëndë narkotike.

Gjatë kohës që ai ka qëndruar tek lokal “Barakuda” ka kryer marrëdhënie seksuale me D. në ambientet e lokalit.

Më pas Oltjani shton se D., është larguar së bashku me Albi Cenon ndërsa ai ka qëndruar me “Vilon” tek lokali.

Pak më vonë e ka telefonuar Albi, i cili ishte në shoqërinë e një shoku të tij, Gentjano Mehmeti, i cili i ka thënë se D. nuk ndihej mirë dhe kishte vjellë tek makina e tij.

Oltjani tregon se pasi e ka telefonuar Albi është ngritur nga tavolina dhe është takuar me Albin, Gentjanon dhe D. përballë me hotel “Fjortes”.

Kjo pasi, Albi e ka marrë prapë në telefon duke i thënë të shkoj tek dhoma nr.201. Kur ka shkuar aty, e ka pritur Gentjani një kat më poshtë.

Kur janë ngjitur tek dhoma, Albi ishte i ulur tek kolltuku, ndërsa D. ka qenë e shtrirë tek krevati.

Sipas deklaruesit, D. sillej çuditshëm dhe bënte veprime të pavetëdijshme. Oltjani thotë se të tre filluan ta ngacmonin dhe ta zhvishnin D., e cila është afruar tek ata dhe ka nisur të bëj seks oral me të tre.

Më pas ai tregon se Albi Ceno, ka kryer edhe marrëdhënie seksuale me 26-vjeçaren D. Pasi ka mbaruar Albi, Gentjano Mehmeti ka kryer marrëdhënie me të.

Oltjani sqaron se kur kanë mbaruar, Gentjano dhe Albi janë larguar nga dhoma dhe pas tyre është larguar dhe ai.

Ai ka shpjeguar në polici se në lokal “Barakuda” ishte i mbyllur, por atë e kishte hapur “Vilo”, i cili kishte porositur edhe lëndën narkotike kokainë, ndërsa hashashin e posedonte D., e cila e kishte të dredhur në formë cigareje dhe u kishte dhënë të gjithëve.

Ndërsa përsa i përket njollave të gjakut të konstatuar në çarçafin e krevatit të hotelit, ai shprehet se mund ti ketë dalë D., pasi ka kryer seks anal me Gentjano Mehmetin.

Marrë nga Ora News

Aktualitet

Urdhër arrest për dy vëllezërit Duka, armiqtë e betuar të Ervis Martinaj! Si nisi përplasja mes tyre

Me kërkesë të SPAK, GJKKO ka lëshuar urdhër arrest për dy vëllezërit Duka, Leonard dhe Erlis Duka. Report Tv mësoi se janë ushtruar kontrolle edhe në banesat e tyre, në operacionin e SPAK që është shtrirë në disa qytete të vendit.

‘Klani’ Duka njihen edhe si armiqtë e betuar të Ervis Martianj, bosi i lojërave të fatit që rezulton i zhdukur që prej gushtit 2022, fati i të cilit ende nuk dihet.

Emri i Dukës është shumë i njohur për drejtësinë, por edhe për publikun shqiptarë. Ai është arrestuar në vitin 2019 nga një super operacion për luftën kundër trafikut të drogës

Grupi ‘Duka’ ka qenë i skeduar si grup i strukturuar i trafikut të drogës Shqipëri-Gjermani. Leonard Duka quhej nga miqtë e tij si “Princi Damian”, një pseudonim e cila sipas tij reflekton luksin dhe jetën e shtrenjtë.

Si nisi armiqësia mes Leonard Dukës dhe Ervis Martinaj?

Ervis Martinaj i cili ka qenë një nga bosëve më të mëdhenj të lojërave të fatit në Shqipëri, duke qarkulluar dhjetëra milion euro si, dhe një investitor i madh në sektorin e ndërtimit, ishte kthyer ‘në gjahun’ më të shtrenjtë të rivalëve të tij, shpesh për këtë ‘gjah’ është përmendur edhe ‘Klani Duka’.

Kreu i klanit “Duka”, Leonardi dhe Martinaj më parë kishin qenë miq dhe ortakë në biznesin e lojërave të fatit, më pas patën përplasje të ashpra pikërisht dhe u përfshinë në një konflikt pikërisht prej këtij aktiviteti disa milionësh. Pas prishjes së ortakërisë mes tyre, Martinaj mori peng dhe keqtrajtoi babanë e Dukës. Pas kësaj, ishte radha e Dukës që të merrte hak ndaj Martinajt, fillimisht duke dashur ta eliminojë atë fizikisht, por pasi dështoi, i ekzekutoi krahun e tij të djathtë, Santiago Malkon.

Që nga viti 2019 ndaj tij janë planifikuar dhe tentuar disa atentate, por në të gjitha rastet ai ka mundur që të shpëtojë. Në vitin 2019 ka pasur një plan konkret për eliminimin e Ervis Martinajt. Klani Duka mundi që të rekrutojë një shtetase me inicialet N.SH e cila në atë kohë punonte në një agjenci turistike dhe kishte informacion të detajuar për lëvizje dhe fluturimet e Martinajt nga Shqipëria në drejtim të vendeve të ndryshme të BE. Këto informacione bashkë me të fejuarin e saj i vuri në dispozicion të klanit Duka kundrejt një shume prej 30 mijë euro. Leonard Duka, nuk arriti dot ta eliminonte fizikisht Ervis Martinajt dhe sipas SPAK ekzekutoi krahun e tij të djathtë Santiago Malko.

Në vazhdën e kësaj ‘gjuetie’ ndaj milionerit, Vis Martinaj, i cili që nga mbyllja e basteve sportive ka bërë një jetë të tërhequr (por të blinduar me një “ushtri” të rinjsh që e ruan) në zonat rurale të largëta në aksin Laç-Lugina e Patokut, kundërshtarët e tij kanë mundur që të eliminojnë deri më tani disa nga njerëzit më të afërt të tij ndërkohë që vetë Martinaj është zhdukur.

Ish polici Santiago Malko, Fabian Gaxha, Erigers Mihasi, kushëriri i parë Brilant Martinaj (dhe 2 të tjerë te atentati i Fushë Krujës; teksa në Milot disa ditë më vonë u vra Klisman Preçi dhe i plagosur rëndë krahu i djathtë i Martinajt, Ylli Brahimi… janë njerëzit që janë sulmuar dhe eliminuar. Eliminimi i Santiago Malkos mendohet se ka ardhur pas konflikteve të klanit “Duka” me të zhdukurin Ervis Martinaj për territorin e lojërave të fatit, konflikt i nisur pas një miqësie të fortë, për të cilin në burg është vetëm polici Jeton Lami për të cilin hetimet janë mbyllur.

Leonard Duka u arrestua më 14 shkurt 2023 në një provincë të Brukselit në Belgjikë.

Continue Reading

Aktualitet

SPAK urdhërarrest për ish-deputetin Arben Ndoka

Ish-deputeti socialist Arben Ndoka është shpallur në kërkim nga Prokuroria e Posaçme. Ndaj tij është caktuar masë sigurie arrest me burg, në mungesë.

Arben Ndoka ka qenë i arrestuar edhe më herët. Në vitin 2018, ai u arrestua në kuadër të operacionit “Vol-Vo 4”, kur u lëshuan 34 urdhërarreste.

Në atë kohë, ai u akuzua për abuzim me pronat në bregdetin e Lezhës. Megjithatë, në 2021, Gjykata e Lezhës vendosi ta pushtonte çështjen ndaj ish-deputetit.

Sa i përket masës aktuale të arrestit, ajo që dihet deri më tani është se emri i ish-deputetit është në mesin e rreth 43 urdhërarresteve që janë lëshuar dhe po ekzekutohen këtë të premte kundër krimit të organizuar.

Operacionet po zhvillohen në disa qytete të vendit si Lezhë, Fushë Krujë, Nikël, Kurbin, Durrës, Shijak dhe Tiranë.

Në mesin e personave të cilët janë shpallur në kërkim në fakt janë disa prej emrave më të njohur të botës së krimit, si Durim dhe Valter Bami, Leonard dhe Erlis Duka, vëllezërit Avdylaj, Fatmir Hyseni, Plaurent Dervishaj e Endrit Dokle.

Dyshohet se Prokuroria e Posaçme ka mundur të zbardhë disa vrasje në zonën e Durrësit, Fushë Krujës dhe Lezhës, por edhe në Tiranë.

Mbetet për t’u parë se cilat janë këto ngjarje, ndërsa duhet theksuar se ky në fakt është një ndër operacionet më të mëdha të viteve të fundit, kundër krimit të organizuar në vend.

Continue Reading

Aktualitet

Engjëll Agaçi sërish në SPAK

Sekretari i përgjithshëm i Këshillit të Ministrave Engjëll Agaçi është paraqitur në SPAK.

Agaçi është paraqitur dhe më parë në Prokurorinë e Posaçme në lidhje me hetimet për dosjen e inceneratorëve.

Më herët Agaçi ka dhënë dëshmi në Komisionin Parlamentar e ngritur për hetimin e inceneratorëve.

Continue Reading

Aktualitet

Vangjel Dule: Shqiptarët në Greqi i ndryshuan emrat nga qejfi! Nuk i linte komunizmi të kishin emra kristianë

Vangjel Dule ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama, i cili në Athinë tha se shteti grek i detyroi shqiptarët që të ndryshonin emrat për t’i pranuar në shkolla apo institucione.

Dule tha në një intervistë me gazetarin Çim Peka se, sipas tij, shqiptarët i ndryshuan emrat me dëshirë në Greqi duke u pagëzuar. Kjo sipas kreut të PBDNJ-së, u bë pasi në komunizëm shqiptarëve u ndalohej të kishin emra kristianë.

“E bën këtë takim si një demonstrim force, por edhe si një joshje. Askush nuk do të kishte skepticizmin më të vogël për një kryeministër që takon emigrantët. Por i gjithë ky takim ishte shumë larg.

Zoti Rama ka shkuar disa herë në Greqi, hapja e ekspozitës, dreka me Miçotaqisin, a i shkoi ndër mend për emigrantët? Jo, kur kishte relata të mira me qeverinë greke jo nuk interesohej.

Ju kthye në një bumerang. Emigracioni në Greqi është i organizuar, i gjejmë në universitete, në partitë politike.

Zoti Rama kur përmend ndryshimin e emrave, duhet të na thotë pse ka ndryshuar emrin e vet. Ka pasur ndryshme emrash përse?

Pas vitit 1960 në Shqipëri kishte një listë emrash që mund të zgjidhnin, në këtë listë nuk kishte emra me konotacion fetar.

Të gjithë këta emra që nuk kishin mundësinë të zgjidhnin, kur vajtën në Greqi u rikthyen përmes pagëzimit në emra kristianë”, tha ai.

Continue Reading

Aktualitet

Protestuesi i ‘paparë’: Do bëhem personazh VIP dhe sipërmarrës kur të vijë PD në pushtet

Në të fundit protestë të llojit Berisha-Meta te Bashkia, kundër Veliajt, në ra sy, kapur dhe nga fotoreporterët, një djali ri me një zell të paparë anti-qeveri, duke gjuajtur me vezë kah godina nga ku qeveriset kryeqyteti.

Në pamje nuk ta jep përshtypjen e një të marri, përkundrazi.

Por dëgjojeni vetë, këtë protestues simbol të njerëzve që ndjekin nga pas Berishën.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING