Kronike
Shiste drogë pranë shkollave në Vlorë, arrestohet 44 vjeçari
Një 44 vjeçar është arrestuar nga policia në vijim të megaoperacionit “Tempulli”. Në pranga ka rënë Lejnez Lula, i cili shpërndante doza kanabisi në afërsi të shkollave të qytetit. Gjatë kontrollit ndaj 44-vjeçarit, shërbimet e Policisë kanë gjetur sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis, të ndarë në rreth 500 doza, gati për shitje. Lënda narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Sipas verifikimeve të policisë, 44 vjeçari, pasi siguronte lëndë narkotike kanabis, e ndante në doza, të cilat i shiste më pas në qytet, kryesisht në afërsi të shkollave.
Kronike
Ekzekutohet në Athinë armiku i Ervis Martinajt, plagoset gruaja
Roan Brahimi, i njohur dhe si armiku i Ervis Martinajt u ekzekutua mbrëmjen e sotme (9 maj 2024) në një atentat të mirëfilltë mafioz të ndodhur në lagjen Vyronas (Byron) në afërsi të Athinës në Greqi.
Brahimi ka gjetur vdekjen në vendngjarje ndërsa gruaja e tij është plagosur lehtë. Ngjarja ka ndodhur pak pas orës 21:30 (Ora lokale) në kryqëzimin e rrugëve Messolonghiou dhe Tsaldari kur çifti kishte shkuar për të marrë djalin nga parku i lojrave.
Mediat greke nuk bëjnë të ditur emrat por burimet bëjnë me dije se ai është Roan Brahimi një emër i njohur për policinë shqiptare i shpallur në kërkim dhe për atentatin e 22 korrikut 2022, ku shpëtoi Ylli Brahimi por u vra Klisman Preçi. Atentati ndodhi kur të dy po ktheheshin në shtëpi me makinë të blinduar, kur u qëlluan me breshëri kallashnikovi.
Mediat greke shkruajne se bëhej fjalë për “larje hesapesh në botën e drogës, ndërsa policia ka marrë dhe dëshminë e gruas së viktimës.
Ervis Martinaj rezulton i zhdukur prej gushtit të vitit 2022 dhe autoritetet policore ende nuk kanë dalë me një deklaratë nëse është gjallë apo i vdekur. Ndërkohë Roan Brahimi, i njohur dhe si Sidorel Prendi ka qenë një nga personat, i cili kërkohej për t’u marrë në pyetje për vrasjen e Brilant Martinaj, djali i xhaxhait të Vis Martinaj dhe miqve të tij, në mbikalimin e Fushë-Krujës, më 17 korrik 2022.
Ndërsa në dhjetor të 2021 ai u shpall në kërkim nga policia, pasi së bashku me Ramazan Rrajën dhe Alesio Dobrozime u futën të armatosur me kallashnikov në një lokal në Zejmen të Lezhës duke shkaktuar terror, Ata kërkonin pronarin e lokalit.
Kronike
Arrestohen 8 shitës të kokainës në Itali, mes tyre 3 shqiptarë (EMRAT)
Tetë persona janë arrestuar nga Policia në Itali, pasi akuzohen për shitje të lëndëve narkotike. Raportohet se mes të arrestuarve janë edhe tre shqiptarë të identifikuar si Armand Losi, 33 vjeç, Gentjana Losi, dhe Gentian Troplini.
Për tre shtetasit shqiptarë dhe një tjetër me kombësi italiane drejtësia ka vendosur masën e sigurisë arrest shtëpie ndërsa për 4 shtetasit e tjerë të gjithë italianë është caktuar masa detyrim paraqitje.
Sipas autoriteteve vendase, droga shitej nga minimumi 70 euro deri në maksimum 120 euro dhe për ta xhiroja e përgjithshme mes të gjithëve ishte 100 mijë euro në muaj.
Kronike
Makina bëhet “copë-copë”, në gjendje të rëndë shoferi (Detajet)
Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e kësaj të enjte në aksin rrugor Rrogozhinë-Durrës, pranë fshatit Gosë. Një automjet tip Volkswagen Passat, ka dalë nga rruga dhe si pasojë ka mbetur i plagosur rëndë shoferi.
Burime paraprake bëjnë me dije se i plagosuri është nisur drejt spitalit të Durrësit për ndihmë mjekësore, ku raportohet se ka pësuar ftaktura të shumta në trup. Paraprakisht dyshohet se shkak për aksidentin është bërë shpejtësia tej normave të lejuara. Siç mund të shikohet dhe nga foto mjeti pothuajse është shkatërruar plotësisht.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rastit.
Kronike
Aksident në aksin nacional Pogradec-Qafë Thanë, makina del nga rruga dhe përplaset me barrierat
Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në aksin nacional Pogradec-Qafë Thanë në afërsi të vendit të quajtur Guri i Kuq.
Sipas burimeve paraprake mësohet se një mjet ka dalë nga rruga dhe është përplasur me barrierat mbrojtëse.
Si pasojë e këtij aksidenti është dëmtuar drejtuesja e mjetit e cila ka qenë së bashku me një fëmijë në makinë.
Sipas burimeve nga spitali mësohet se e dëmtuara është jashtë rrezikut për jetën ndërsa fëmija nuk ka pësuar gjë.
Ndërkohë policia po punon për të zbardhur shkaqet e aksidentit.
Kronike
E rëndë/ Motori përplas të moshuarin, ja gjendja e tij shëndetësore
Një aksident raportohet të ketë ndodhur pasditen e sotme në qytetin e Vlorës në zonën e Lungomares. Një motor ka përplasur një të moshuar teksa ishte duke kaluar rrugën. Si pasojë i moshuari është nisur drejt spitalit për ndihmë mjeksësore.
Nuk dihen ende shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes, sakaq policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të të rastit.
-
Pinknews19 hours ago
‘Mos ma lërë seen të lutem…”/ Ronaldo Sharka publikon bisedën e Erjolës dhe Romeos
-
Pinknews18 hours ago
Ka qenë e lidhur me Romeon? Motra e Erjolës zbulon të vërtetën!
-
Rajon16 hours ago
“Na pret edhe një luftë tjetër”/ Dodik trondit me deklaratën e tij
-
Pinknews18 hours ago
TRONDITËSE/ Këngëtarja Teuta Selimi dhunohet nga bashkëshorti dhe vëllai i saj
-
Kronike18 hours ago
Vetëvr*asjen e Almës dhe tre fëmijëve/ Kukulla e fëmijës ndryshon pistën e hetimit, çfarë ndodhi?
-
Pinknews15 hours ago
E nxorri i ati prej “Grande Fratello-s”?/ Ja si qëndron e vërteta e Heidit
-
Politike16 hours ago
Berisha paraqitet në Parlament/ Reagojnë socialistët: Kjo është fyerje…
-
Pinknews14 hours ago
‘O zot të lutem…’/ Akuzoi për ngacmim seksual Meritonin dhe Julin, Ilnisa sulmon Eglën