Lifestyle
Kur duhet t’i blini fëmijës suaj telefonin e parë
Fëmijët nga mosha 8 deri në 12 vjeç kalojnë pak më pak se pesë orë në ditë me telefonat e tyre dhe në kohën kur bëhen adoleshentë, koha para ekranit rritet deri në 8 orë çdo ditë, ka zbuluar një hulumtim.
Fëmijët rrallë e përdorin atë kohë për gjëra krijuese dhe të dobishme. Pjesa më e madhe lundron nëpër rrjetet sociale, thotë Michael Robb në analizën e tij të raportit.
Kjo është rruga drejt dëmtimit serioz të shëndetit mendor. Duke u nisur nga fakti që mediat sociale i ekspozojnë fëmijët ndaj një rreziku të lartë të dhunës kibernetike, gjuhës së urrejtjes dhe diskriminimit, nuk duhet të harrojmë se në internet një fëmijë mund të hasë lehtësisht përmbajtje keqdashëse, shqetësuese dhe të papërshtatshme.
“Adoleshentët marrin rreth 200 njoftime në pajisjet e tyre çdo ditë. Truri i tyre është ende duke u formuar dhe ata kanë nevojë për ndihmë për t’u fokusuar te shkolla dhe përgjegjësitë, jo shpërqendrimi i zhurmës së vazhdueshme të telefonit”, thonë studiuesit.
Nëse do t’ua mohonim përdorimin e telefonave fëmijëve nën 14-vjeç, nuk do t’i dëmtonte në asnjë mënyrë, por do t’u sillte përfitime të shumta:
-rrezik më të ulët të ankthit dhe depresionit
-cilësi dhe sasi më të mirë të gjumit
-më shumë kohë për aktivitet fizik jashtë.
Edhe prindërit duhet të ndjekin një model të ngjashëm, pohon Santos.
“Nëse jeni vazhdimisht në telefon, do ta keni të vështirë të justifikoni vendimin se fëmija juaj nuk mund të marrë telefonin e tij”, shprehet një psikologe.