Connect with us

Aktualitet

SPECIALE | “Vranë 1300 të burgosur…”/ Vendimi i KE për Serbinë që nuk dënon kriminelët

Mijëra të dyshuar për krime lufte në vendet e ish-Jugosllavisë ende nuk janë ndjekur penalisht dhe koha po ikën për drejtësi, sipas raportit të Komisioneres së Këshillit të Evropës për të Drejtat e Njeriut Dunja Mijatoviq, të publikuar më 23 nëntor. Raporti, i cili merret me trajtimin e të kaluarës së luftës në rajonin e Ballkanit Perëndimor, vë në dukje mungesën e vullnetit politik dhe një “pushtim të dukshëm” në këtë proces. Sipas raportit, janë më shumë se 3000 autorë të dyshuar të krimeve të luftës, krimeve kundër njerëzimit dhe gjenocidit gjatë luftërave të viteve ’90, të cilët duhet të ndiqen penalisht në Serbi, Bosnjë dhe Hercegovinë dhe Kroaci. Disa nga këto procedura, siç u tha, janë duke u shtyrë vazhdimisht. Raporti thotë se gjykimi i parë në Serbi për Srebrenicën është shtyrë më shumë se njëzet herë që nga dhjetori 2016 për shkak se të akuzuarit pretendonin se ishin në gjendje të keqe shëndetësore ose nuk u paraqitën para gjykatës, për të cilën nuk u dënuan.

Advertisement