Politike
Berisha drejt prangave, Kadilli: Për faj të tij shqiptarët kanë mbetur pa opozitë
Ish deputeti, Fatbardh Kadilli nuk shprehet i keqardhur nga ana politike, për situatën në të cilën ndodhet ish kryeministri Sali Berisha, teksa GJKKO pritet të vendosë për arrestimin e tij.
Në një intervistë televizive Kadilli u shpreh se demokratët dhe shqiptarët kanë mbetur pa opozitë pjesërisht për faj të Berishës.
“Unë kam mbetur në kontakt sistematik me të dy palët e e Partisë Demokratike, nuk kam ndryshuar qëndrim. Jam në komunikim me njerëz që janë rreshtuar me doktorin dhe me njerëz që janë me partinë zyrtare. Ftesa kam pasur nga të dyja krahët. Nuk është ftesë, nuk ka rëndësi.
Rëndësi ka që unë jam kritik. Tema e sotme është Berisha. Pse nuk është Basha? Se nuk ka ngjarje. Në të njëjtën mënyrë jam kritik edhe me të. Ka lënë vakum në politikë. Nga ky moment e mbrapa, Lulzim Basha nuk ka bërë asgjë, asnjë betejë për këto. Unë vetë jam kritik totalisht, sepse kur shpall 3 qëndrime dhe nuk bën asnjë betejë, ke shpallur vakum, e lë bosh territorin.
Unë e kritikoj Berishën se ka politikë te keqe. Njerëzit preferojnë më mirë një politikë të keqe nga Berisha, se sa hiç politikë nga Basha. Për anën njerëzore po, për anën politike jo. Më vjen keq për demokratët, shqiptarët që kanë ngelur pa opozitë pjesërisht nga Sali Berisha”, theksoi ai.