Connect with us

Aktualitet

EDITORIAL | Berisha në ‘Big Brother’, fjalim nga dritarja. SPAK po vëzhgon?! – Shkrim nga Ylli Pata

Sali Berisha është mbyllur në ‘arrest shtëpiak’ një ditë para natës së ndërrimit të viteve, ndërkohë që hetimi nga SPAK për dosjen e privatizimit të ish klubit sportiv “Partizani” vazhdon me intensitet të lartë. Duke vepruar sipas parimit ‘ndiq paranë’, parim amerikan ky ndoshta i ‘fituar’ nga trajtimet e shpeshta që prokurorët e posaçëm të SPAK dhe oficerët e Byrosë Kombëtare të Hetimit bëjnë në SHBA me ekspertët e FBI dhe DEA-as amerikane, çështja është afruar shumë afër fundit, ndërsa njeriu që ka përfituar më shumë nga kjo aferë, superdhëndri Jamarbër Malltezi është dhe ai nën arrest shtëpiak. Berisha dhe Malltezi, vjehërr dhe dhëndërr janë në pritje të përfundimit të këtyre hetimeve, për t’u përballur më pas në Gjykatën e Posaçme me akuzat e ngritura nga SPAK dhe për të marrë atë që u takon, dënimin për këtë zullum të kryer ndaj shtetit përmes korrupsionit pasiv e pastrimit të parave, apo për të dalë të pafajshëm.

Advertisement