Connect with us

Aktualitet

13 të vdekur në Gjykatën e Tiranës, sot një tjetër viktimë

Një qytetar ka humbur jetën nga një infarkt në Gjykatën Penale. Ai kishte shkuar të interesohej në gjykatë për një çështje gjyqësore të tij, por ka humbur jetën. NTV.AL mëson se bëhet fjalë për shtetasin Ilia Drini, 68 vjeç i cili është ndjerë keq dhe menjëherë është njoftuar ambulanca, por ai ka humbur jetën në ambientet e jashtme të gjykatës.Ai kishte shkuar për t’u interesuar për datën se kur do mbahet seanca gjyqësore e tij.

Lajmi ne perditesim

Ndue Pjetra, avokati i Ilia Drini 68 vjeç, që humbi jetën në Gjykatën Penale të Tiranës, thotë se procesi ndaj klientit të tij ishte i vonuar. Madje, ai thotë se 13 klientë të tij kanë vdekur deri tani duke pritur gjyqin.

“Ne u vumë në dijeni dhe ne i këna prit këto gjona. Ne i vumë në dijeni gjithë institucionet që drejtësia e vonuar kështu do të përfundojë. Deri më tani mbi 13 klientë të mi kanë vdekur duke pritur gjyqin. I thonë 6 vjet 7 vjet, vetëm nga shkalla e parë në Apel. Gjykata vërtetë është e vështirë, duhet të dalin të shtunë e të diele të bëjnë gjyqe, jo t’i shtyjnë gjyqet me 5 muaj”, tha avokati.

Advertisement