Connect with us

Kosova

Ju tregoj turpet e Kurtit/ Ja çfarë deklaroi ish ambasadori

Ish-ambasadori i Kosovës në Bullgari, Edon Cana, ka thënë se Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe, i cili, sipas tij, është pranuar nga kryeministri Albin Kurti, ka elementë të autonomisë territorial dhe sipas tij, do ngadalësojë zhvillimin ekonomik të Kosovës dhe do të përdoret për qëllime të Serbisë.

“Asociacioni i nënshkruar nga Kurti, ka elemente të autonomisë territoriale, ka një kryeqytet. Do të përdoret për ta ngadalësuar zhvillimin ekonomik të Kosovës, mungesën e investimeve, si mjet destabilizues për qëllime të Serbisë” – theksoi Cana, sipas te cilit, Kurti me asociacionin ka bërë një gabim historik.

Ish-ambasadori gjithashtu ka kritikuar kryeministrin e Kosovës, edhe në lidhje me temën e procesit të integrimeve.

Cana tha se Kosova është peng i dialogut për faj të kryeministrit Kurti, teksa shtoi se Qeveria nën udhëheqjen e tij nuk e ka fokus integrimin në organizata ndërkombëtare.

“Anëtarësimi në KiE është peng i dialogut. Kurti e ka vendos peng Kosovën në raport me dialogun në të gjitha proceset. Vite më herët procesi i integrimit ka qenë në fokus të Qeverisë… sot nuk e shohim më atë fokus, dhe teksa duhej te ishte prioritet numer 1, eshte spostuar në vendin e t-të. Kurti ka mungesë vizioni dhe kurajë politike, duke i shtyrë proceset dhe duke mos u koordinuar me aleatët” – potencoi ish ambasadori Edon Cana.

 

 

Advertisement