Connect with us

Pinknews

Sjellje të inkurajuara nga ‘Vëllai i Madh’/ Balina Bodinaku kërkon të penalizohen Roza e Ilnisa

Balina Bodinaku, ish-opinioniste në “Big Brother Vip 1”, me sa duket e ndjek rregullisht edhe sezonin e tretë. Ajo ka dhënë opinionin e saj në lidhje me banorët e këtij viti dhe sjelljet e tyre të papërshtatshme me njëri-tjetrin. Balina ka vënë theksin tek fjalori i Ilnisës dhe Rozës për Riken dhe Ledjonën. Në një shkrim në Instastory ajo kërkon pezullimin, madje edhe përjashtimin e tyre nga shtëpia.

Si sjella e Ilnisës ashtu edhe ajo e Rozës, përveç se të përsëritura, janë sjellje të toleruara dhe inkurajuara nga Vëllai i Madh. Mendoj se loja nuk do prishej aspak nga penalizimi deri dhe në përjashtim, nëse do jetë e nevojshme, e kujtdo që nga ajo shtëpi shpërndan kaq shumë urrejtje. Krejt e kundërta. Do ta çonte Bigun në krejt nivel tjetër.

Pinknews

Ledion Liço feston ditëlindjen, Sara Hoxha ndan foton e veçantë nga dasma e tyre

Kjo e enjte përkon me ditën speciale për Ledion Liçon, atë të ditëlindjes.

Urimin e parë publik, moderatori i sezonit të tretë të “Big Brother Vip Albania 3” e mori nga bashkëshortja e tij, Sara Hoxha. Teksa e uron për ditëlindje, Sara thekson se familja që ka krijuar me të, është krenaria e saj më e madhe.

Gëzuar ditelindjen Ledion Lico. Jeta qe kemi ndertuar bashke eshte krenaria ime me e madhe”- shkruan Sara përkrah fotos së tortës së ditëlindjes dhe asaj të dasmës, ku shfaqet duke u puthur me Ledionin.

Continue Reading

Pinknews

“Po, me 100 probleme jam…”/ Pyetet për një ribashkim me Sara Hoxhën, Ledri Vula habit me përgjigjen

Ledri Vula dhe Sara Hoxha kohët e fundit janë komentuar shumë për marrëdhënien e tyre. Çifti thuhet se është ndarë, ndonëse nuk është konfirmuar nga asnjëra prej palëve.

Blogerja e njohur ka qenë së fundmi e ftuar në një emision, ku është pyetur edhe për këtë raport. Ajo ka lënë peng çdo gjë, duke treguar se ka edhe mundësi ribashkimi në të ardhmen.

Ndërsa reperi ka dhënë një intervistë për MCN TV, ku edhe është pyetur për një ribashkim me ish-partneren.

“Po, me 100 probleme jam rikthyer”, ka qenë përgjigja e prerë e artistit të njohur. Theksojmë që Ledri dhe Sara kanë bashkë një vajzë, Poem Blu.

Continue Reading

Pinknews

Olta Gixharit i prishen pushimet në Spanjë! Ja çfarë i ndodhi aktores

Olta Gixhari këtë periudhë ndodhet në Spanjë teksa pret të lindë vogëlushin e saj.

Mirëpo nga disa “story” të postuara në rrjetet sociale ajo na ka treguar se ka ndodhur diçka e papritur atje që lidhet me kohën.

Teksa në vendin tonë temperaturat janë të larta, duket se zona ku Olta jeton ka rikthyer dimrin, e madje artistja ka ndezur oxhakun dhe ka veshur rrobat me mëngë të gjata.

Olta Gixharit i prishen pushimet në Spanjë! Ja çfarë i

Continue Reading

Pinknews

Dijonis Biba shpallet fituesi i edicionit të parë të ‘Ferma VIP’

Dijonis Biba është shpallur fitues në edicionin e parë të “Ferma VIP”.

Pas shumë sfidave gjatë spektaklit, Dijonisi dhe Flori u përballën “kokë më kokë” në një televotim, ku publiku zgjodhi që Dijonisi të fitonte çmimin e madh.

Përveç Dijonisit pesë fermerët që prekën finalen e madhe ishin: Baby G, Ditea Berisha, Renis Gjoka, Florian Agalliu dhe Çiljeta Xhilaga

Continue Reading

Pinknews

Aktorja e njohur elektrizon Instagramin e veshur me bikini

Olta Beqiri vazhdon të bëjë valë në mediat sociale me fotot e saj të fundit nga pushimet, duke shkaktuar një reagim të jashtëzakonshëm nga fansat e saj. Stili i saj sensual dhe pamja e shkëlqyer kanë krijuar një prezencë të fuqishme në rrjetet sociale.

Në të kaluarën, Oltën e kanë përfolur shumë për jetën e saj private, duke përfshirë lidhjen e mundshme me Butrint Imerin dhe më pas për një lidhje dashurie me ish shokun e saj të ngushtë. Kjo ka bërë që interesimi për jetën personale të Oltes të rritet edhe më shumë.

Reagimi pozitiv dhe komplimentet e fansave tregojnë për admirimin e tyre për aktoren dhe përformat e saj bombastike. Ndërkohë, stili i saj dhe prezencën e fuqishme në mediat sociale po e bëjnë atë një personalitet të njohur të industrisë së argëtimit.

FOTO/ Aktorja e njohur elektrizon Instagramin e veshur me bikini

 

 

Continue Reading
Advertisement

TRENDING