Connect with us

Politike

Gazetarja e VOA, Bardhit: Edhe më parë bojkotuat Parlamentin dhe zgjedhjet, dhe pastaj kërkuat falje, tani po veproni njësoj

Gazment Bardhi thotë se po bëhen përpjekje për bashkim të kësaj force politike, pasi përçarja e deritanishme sipas tij, e ka bërë opozitën jo funksionale.

Në një intervistë për Zërin e Amerikës ai tha se po vlerësohet çdo mundësi “për një projekt të përbashkët politik, një projekt të përbashkët të përballjes edhe jashtë parlamentit me qeverinë e korruptuar të Edi Ramës”.

Ai nuk dha një përgjigje direkte kur u pyet nëse do të njihte zotin Sali Berisha, si kryetar të PD, në rast bashkimi.

“Ka zero rëndësi fakti se kush njeh kë tashmë në Partinë Demokratike sa kohë çështja e legjitimitetit të institucioneve të Partisë Demokratike është një çështje që sot që flasim ndodhet në gjykatë”, u shpreh ai.

Zoti Bardhi, tha se ai edhe deputetët që e përkrahnin do të vazhdojnë të kërkojnë ndryshimin e përbërjes së komisionit të reformës zgjedhore ndërsa kritikoi sërish shumicën për bllokim të ngritjes së komisioneve hetimore të kërkuara nga opozita.

Zoti Bardhi, deklarata e sotme të Kryetarit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi, dëshmojnë se hapësirat kohore për të ndërhyrë në aspekte të rëndësishme të Reformës zgjedhore, janë shumë të ngushta. Por ju nuk po lejoni zhvillimin normal të mbledhjeve të Komisionit të Posaçëm parlamentar, duke këmbëngulur në ndryshimin e përbërjes. A nuk do të ishte më mirë që të zgjidhnit mes jush këtë histori dhe të realizohej reforma?

Së pari, reforma nuk është bllokuar për shkak të problemeve të brendshme në Partinë Demokratike. Komisioni i Reformës Zgjedhore është ngritur nga Kuvendi i Shqipërisë që në shkurt të vitit 2022 dhe po bën dy vjet nga momenti i krijimit të tij dhe jemi dëshmitar që ka zero produkt, zero mbledhje dhe zero punë për të cilën Kuvendi e ka ngarkuar saktësisht për shkak të bllokimit që i është bërë punës së komisionit. Deputetët e opozitës kanë kërkuar riformatimin e Komisionit të Reformës Zgjedhore. Ka një kërkesë tonën nga shtatori i vitit 2023, që këmbëngulim jo vetëm për ta bërë funksional Komisionin e Reformës Zgjedhore, por sigurisht për të mbajtur përgjegjës edhe cilindo anëtarë brenda grupit tonë parlamentar që nuk ka ushtruar përgjegjësin që grupi i ka ngarkuar si anëtar apo bashkëkryetar i Komisionit të Reformës Zgjedhore. Unë ndaj tërësisht të njëjtën qëndrim me komisionerin Celibashi që reforma zgjedhore do të duhet përmbyllur me kohë. Pra, do të duhet të jetë e realizuar shumë kohë përpara zgjedhjeve. Por, mbi të gjitha do të duhet të jetë një reformë që adreson shqetësimet e OSBE-ODIHR-it, shqetësimet e Komisionit të Venecias, por sigurisht edhe vendimet e Gjykatës Kushtetuese, përfshirë votën e qytetarëve shqiptarë që jetojnë jashtë vendit.

Megjithatë, këmbëngulja juaj, kërkesat që ju keni depozituar në Kuvendin e Shqipërisë, zoti Bardhi, nuk po marrin një përgjigje pozitive deri tani. Ju thoni se nuk do lëvizni nga qëndrimi juaj, nga ana tjetër kemi qeverinë e cila thotë se në fund fare mund ta realizojë reformën edhe në mënyra të tjera. Çfarë do të bëni? Ka një plan B, ka një mënyrë tjetër?

Së pari, detyra jonë është të bëjmë atë që është në interes të qytetarëve dhe në interes të qytetarëve është një reformë zgjedhore gjithëpërfshirëse, konsensuale, që adreson realisht shqetësimet që ka Shqipëria sa i takon garancive për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Nuk na duhet një reformë zgjedhore që favorizon njërën palë pjesëmarrëse në zgjedhje apo palën tjetër pjesëmarrëse në zgjedhje. Do të duhet të caktojmë rregulla të një gare të barabartë mes palëve politike dhe të kemi mundësi që në vitin 2025 t’i japim popullit shqiptar zgjedhje të pakontestuara, të lira dhe të ndershme. Ky duhet të jetë qëllimi madhor i reformës zgjedhore. Ne për këtë po e bëjmë betejën në parlament dhe sigurisht që nuk jemi të gatshëm që të heqim dorë nga kjo betejë sa kohë që i shërben interesit publik.

Të ndalemi pak tek beteja në Parlament. Zoti Bardhi, prej disa muajsh ju po pengoni zhvillimin normal të punës së parlamentit, ndërkohë shumica po i kalon për pak minuta të gjitha ligjet që ajo dëshiron. Çfarë po arrini ju me këtë lëvizje, se kështu ndodhi dhe me bojkotimin e parlamentit, pastaj të zgjedhjeve, dhe nuk arritët asgjë, dhe u detyruat të pranoni që kishit gabuar, duke marrë hapa të tilla.

Së pari ne nuk po e bojkotojmë Parlamentin. Pra, nuk po përdorim këtë mjet, i cili në të shkuarën ka rezultuar jo efikas, sa i takon aksioneve të opozitës. Por, jemi duke ndjekur të njëjtën rrugë që po ndjekë mazhoranca me opozitën. Nuk po pengojmë ne punën e parlamentit, është mazhoranca, është qeveria, që po pengon opozitën të ushtrojë ato përgjegjësi dhe ato detyra, atë mision që ia kanë ngarkuar qytetarët dhe që i garantohet nga kushtetuta e Republikës së Shqipërisë.

Po zoti Bardhi. Por ligjet po miratohen në fund, edhe pse po bëni rezistencë aty.

Nuk mund të sillemi sikur ne jemi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ne jemi në Shqipëri dhe ne e dimë që një ligj i propozuar nga qeveria miratohet gjithmonë me votat e shumicës. Çdo ide racionale apo konstruktive e opozitës, kultura politike në vend ka qenë dhe vijon të mbetet për fat të keq edhe gjatë kësaj periudhe, që nëse e thotë kundërshtari im politik edhe nëse ideja është e mirë, e vlefshme ose një alternativë që i shërben më mirë interesit të qytetarëve, ajo nuk merret parasysh.

Megjithatë, zoti Bardhi ju jeni aty edhe për të përcjellur qëndrimin e opozitës.

E rëndësishme është që së pari kauza për të cilën ne po bëjmë betejën të jetë e drejtë, të jetë legjitime, ne nuk po bëjmë një betejë për veten tonë, po bëjmë një betejë që të kemi mundësi t’i shërbejmë qytetarëve dhe komisionet hetimore, pra kontrolli ndaj ekzekutivit është një shërbim ndaj qytetarëve, ne jemi mandatuar për ketë dhe do duhet ta ushtrojmë.

Le të ndalemi pak në një argument tjetër zoti Bardhi. Në një deklaratë që ka dhënë Sekretari i Rithemelimit, Flamur Noka i cili ka deklaruar se mes tyre dhe grupimit tuaj, çështja e bashkimit, përtej aksionit në parlament, është çështje ditësh, madje pritet vetëm rikthimi juaj nga vizita e këtushme në Shtetet e Bashkuara. Konkretisht, për çfarë bashkimi bëhet fjalë konkretisht?

Së pari besoj se jeni të njohur me faktin që grupi parlamentar i Partisë Demokratike është bashkuar ne nje aksion tërësor kundër qeverisë në përmbushje të misionit të vet kushtetues dhe misionit që na kanë ngarkuar qytetarët. Kjo përsa i përket pjesës në jetën parlamentare. Sigurisht që Partia Demokratike përgjatë këtyre dy viteve, ka qenë e ndarë, ne kemi kuptuar dhe secili prej nesh është i ndërgjegjshëm që ndarja e Partisë Demokratike jo vetëm e ka dobësuar opozitën, por praktikisht e ka bërë atë jo funksionale, ndaj jemi duke vlerësuar çdo mundësi për të patur një bashkim të Partisë Demokratike përtej asaj që ka ndodhur deri më tani me grupin parlamentar, pra një projekt të përbashkët politik, një projekt të përbashkët të përballjes edhe jashtë parlamentit me qeverinë e korruptuar të Edi Ramës.

Zoti Bardhi, Rithemelimi njeh zoti Berisha si kryetar të Partisë Demokratike, ju do e njihni atë si të tillë në rast bashkimi?

Ka zero rëndësi fakti se kush njeh kë tashmë në Partinë Demokratike sa kohë çështja e legjitimitetit të institucioneve të Partisë Demokratike është një çështje që sot që flasim ndodhet në gjykatë. Në këtë kuptim, sa të merremi me historinë nëse unë e njoh zotin Berisha apo zoti Berisha më njeh mua, apo ne të dy njohim dikë tjetër e me radhë, ne do duhet të fokusohemi te jo që ka nevojë sot Shqipëria. Shqipëria ka nevojë për një Parti Demokratike për sa kohë është partia më e madhe e opozitës që të jetë e bashkuar, që ka nevojë për një opozitë që përmbush misionin e saj dhe sigurisht ka nevojë për një opozitë që i prezanton qytetarëve një ekip dhe një alternativë për t’u bërë e besueshme.

Si do e bëni këtë?

Janë të gjitha mundësitë nëse secili prej nesh kapërcen interesin personal, kapërcen veten dhe mendon se kush është më e mira për vendin, më e mira për Shqipërinë, më e mira për qytetarët shqiptarë.

Politike

Rama: SPAK ta thotë “o unë kam trafikant në familje”, ose gojës së madhe të B-së së vogël i duhet vënë proteza

Kryeministri Rama thotë se rihapja e hetimeve për dosjen e Xibrakës është një lajm i mirë. Në një intervistë për emisionin “Opinion” në Tv Klan, kryeministri Rama thotë se duhet të konfirmohet nëse është kallëzim i rremë ai i kreut të grupit parlamentar të PD-së lidhur me përfshirjen e vëllait të tij në këtë dosje.

Më tej, Rama ka thënë se duhet që SPAK-u ta thotë nëse “ai ka një trafikant kokaine në familjes”, ose siç e thotë ai “gojës së madhe të BE-së së vogël i duhet vënë proteza”.

Blendi Fevziu: Deklaruat për çështjen e Gazment Bardhit dhe akuzën ndaj vëllait tuaj se nuk u mor parasysh, ndërkohë Bardhi ka deklaruar 2 ditë më parë se SPAK ka rihapur hetimet në lidhje me këtë dosje.

Continue Reading

Politike

Edi Rama zbulon për herë të parë mesazhin që i dha Erion Veliajt pasi doli nga SPAK

Kryeministri Edi Rama zbulon për herë të parë në emisionin Opinion në Tv Klan mesazhin që i dha kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, pasi ky i fundit doli nga SPAK më 30 Prill 2024.

Kreu i qeverisë u pyet nga gazetari Blendi Fevziu nëse bisedoi me Veliaj për akuzat që ky i fundit bëri në adresë të disa gazetarëve pas përfundimit të dëshmisë në Prokurorinë e Posaçme.

Kryeministri bëri të ditur se Erion Veliajt i tha që kishte bërë gabim me deklaratën sulmuese ndaj gazetarëve.

Rama theksoi edhe njëherë qëndrimin e tij që nuk mbron politikisht asnjë zyrtar të përfshirë në akte korruptive.

Blendi Fevziu: Ai ishte fjalimi juaj dhe adresimi juaj një mesazh për Erion Veliajn? Shumë media e kanë lexuar të tillë.

Kryeministri Edi Rama: Po çfarë janë këto mo. Po pse mo çfarë janë mediat?

Blendi Fevziu: Mediat këtë punë kanë të analizojnë mesazhet e tua.

Kryeministri Edi Rama: Mesazhet për Erion Veliajn unë i kam të thjeshta fare, i kam një tekst, një telefonatë, një takim. Që unë nuk mbroj…

Blendi Fevziu: Nuk mbron askënd? Ju thatë vetëm Zahon nuk lë të hidhet…

Kryeministri Edi Rama: More zotëri këtë e kam thënë 1000 herë dhe 1000 herë e kam përsëritur.. Unë jam ndryshe Fevzi, ky është thelbi, dhe ju nuk doni ta pranoni ok nuk doni ta pranoni. Jam ndryshe.

Kryeministri Edi Rama: Jam ndryshe. Unë ato gjëra që them i mendoj. Nuk them një tjetër dhe mendoj..

Blendi Fevziu: Meqë kishe një mesazh të shkurtër apo vetëm një tekst apo telefon me Veliajn, a i the gjë për qëndrimin që ai mbajti duke akuzuar një sërë gazetarësh pasi doli nga SPAK?

Kryeministri Edi Rama: Po i thashë.

Blendi Fevziu: Çfarë i thatë?

Kryeministri Edi Rama: Gabim shumë i madh.

Blendi Fevziu: Pse?

Kryeministri Edi Rama: Sepse unë personalisht kam pasur shumë herë reagime ndaj mediave, por nuk kam sulmuar kurrë një me emër, një person, sepse sulmet ad ominan nuk janë sulme të denja për këdoqoftë që ka një funksion të lartë dhe që ka një raport që lidhet me rolin e tij institucional.

Continue Reading

Politike

Kalaja sulmon Gaz Bardhin: S’mund të jesh edhe me Berishën edhe me Dumanin

Në Foltore duket se janë të zhgënjyer me Gaz Bardhin.

Kjo, sidomos për qendrimet e tij ndaj SPAK.

Ndaj këtë të enjte, zyrtarja e partisë së Berishës, Adriana Kalaja, ka sulmuar ashpër Gaz Bardhin, ndërsa ka folur poshtë dritares së Berishës.

Ajo ka thënë se Bardhi nuk mund të jetë edhe me Berishën, edhe me Altin Dumanin.

Pra shkurt, duhet të fillojë të sulmojë SPAK, nëse do të jetë në partinë e Berishës.

Continue Reading

Politike

Balluku prezanton dy projektligjet për energjinë dhe bashkëpunimin me Azerbajxhanin

Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku gjatë fjalës së saj në seancën plenare të Kuvendit prezantoi dy projektligjet të diskutuara në komisione parlamentare.

Balluku prezantoi marrëveshjen për zgjerimin e bashkëpunimit me Azerbajxhanin në disa sektorë të ndryshëm.

“Zhvillimet e fundit politike treguan se roli i Azerbajxhanit është shumë e rëndësishme pasi siguria energjitike I duhet jo vetëm Ballkanit Perëndimor por gjithë Evropës.

Zbatimi i suksesshëm I TAP hapi mundësi të tjera bashkëpunimi duke përfshirë mundësi gazifikimit të qyteteve tonë duke nisur nga projekte pilot si ai i Korçës që kemi zgjedhur për të nisur zbatimin e këtij projekti të madh për të vazhduar më pas në Pogradec dhe qytete të tjera. Dimensioni ekonomik konsiderohet si një ndër fushat më kryesore të bashkëpunimit.

Me vullnetin e të dy qeverive është vendosur të thellohet dhe të kalojë në sektorë të tjerë. Marrëveshja e re parashikon shtrirjen e bashkëpunimit në turizëm, bujqësi, kulturë dhe arsim ku së fundmi Azerbajxhani ka shkëlqyer në paketat për të rinjtë që studiojnë në vende të tjera dhe më pas kthehen në Azerbajxhan”- tha Balluku.

Ndërsa për projektligjin tjetër të diskutuar në komisione, Balluku u shpreh se bëhet fjalë për të pajisur qytetarët me informacionin e nevojshëm për konsumin e energjisë gjatë përditshmërisë.

“Projektligji I dytë, ka kaluar në komisione me mbështetje të plotë. Bëhet fjalë për etiketimin e produkteve me ndikim në energji. Kriza ndërkombëtare energjitike që pllakosi botën dhe u ndje edhe në Shqipëri gjatë 2021-it, bën të domosdoshëm trajtimin me përparësi të disa çështjeve që nuk kanë të bëjnë vetëm me prodhimin e energjisë por edhe me kursimin. I kemi kushtuar vëmendjes së duhur rritjes së kapaciteteve të prodhimit të energjisë përmes diversifikimit të burimeve. E kemi bazuar prodhimin vendas mbi hidrocentralet. Ky projektligj synon të përmirësojë dhe mbrojë qytetarët në blerjen e produkteve me ndikim në energji. Qëllimi është që të vendosë në dispozicion të konsumtatorëve informacionin e nevojshëm për konsumin e energjisë gjatë përditshmërisë për qytetarët por edhe për bizneset”- shtoi zv.kryeministrja.

Continue Reading

Politike

Tabaku: Ligji për pronat i maskuar si propozim deputetësh, por u shërben biznesmenëve

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku tha në Kuvend se projektligji për pronat, është një ligj që vjen i maskuar si propozim deputetësh, por në fakt është në funksion të biznesmenëve.

Sipas Tabakut ligji nuk ka asnjë interes për qytetarët e thjeshtë, por u shërben biznesmenëve. Më tej ajo shtoi se sot sektori me abuzimin më të madh, është sektori i pronave.

“Pak ditë më parë bëri lajm në media që një ish-drejtori të policisë i kishin konfiskuar prona me të ardhura 10 mln euro. Sa kohë i duhet një shqiptari të bëjë këtë pasuri me punë të ndershme. Ky nuk është rasti i parë dhe as i vetëm. Kemi shembuj që tregojnë fabulën e një korrupsioni të ngritur në sistem. Nuk mundet dot të angazhohen për të luftuar korrupsionin dhe të angazhohesh me ligje. Propozimi i Shalsit, si ndodh rëndomë propozimet u zhvilluan e ndryshuan nga një rregullim burokratik n një transferimi ligjor. Ky është ligji i 18 që kap shtetin. Anashkalon konsultimin publik, njësoj si ligji i zonave të Mbrojtura është i sponsorizuar. Vjen i maskuar si propozim deputetësh por është në funksion të biznesmenëve. Sot sektori me abuzimin më të madh është sektori i pronave. Kur ka një leje zhvillimi i japin të drejtën të prishë objektet që janë atje.“- tha Tabaku.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING