Connect with us

Horoskopi

Gjëra të rëndësishme do të ndodhin në këto data të shkurtit, kështu që mos i humbisni!

Me ikjen e janarit dhe ardhjen e shumëpritur të shkurtit, ndryshime do të ketë edhe në lëvizje e planeteve në Univers, lëvizje kjo që patjetër ndikon edhe tek shenjat dhe rrjedhimit edhe në jetën tonë. Shkurti, si cdo muaj, ka disa data të rëndësishme, të cilat janë:

4 shkurt: Mërkuri hyn në Ujor

Mërkuri, planeti i komunikimit, do të hyjë në Ujor për të vënë kryefjalën tek logjika gjatë javëve në vijim. Nuk është cudi që të tregohesh më kokëfortë se zakonisht, por nga ana tjetër, fuqia dhe përkushtimi do të sjellin sukses për çdo shenjë.

9 shkurt: Hëna e re në Ujor

Më 9 shkurt, qielli do të ndriçohet nga Hëna e re në Ujor, duke krijuar cikle të reja miqësie dhe raportesh për të ardhmen. Ndryshimi, sigurisht, mund të jetë i frikshëm, por e panjohura mund të sjellë edhe gjëra të bukura.

12 shkurt: Marsi hyn në Ujor

Marsi, planeti i strategjisë, motivimit dhe pse jo, i inatit, do të hyjë në Ujor më 12 shkurt. Gjatë ditëve në vijim, pak por e sigurtë, do mund të kesh qëllime të reja.

16 shkurt: Afërdita hyn në Ujor

Planeti i dashurisë do të vizitojë Ujorin në këtë datë dhe romanca do të jetë në ajër. Kështu, do mund të kesh një raport më të bukur dhe të fortë me personin e zemrës, nëse do jesh me fat dhe nuk do jeni zënë për Shën Valentin.

18 shkurt: Dielli hyn te Peshqit

Dielli hyn te Peshqit më 18 shkurt, për të sjellë ndryshime të reja deri në fund të vitit. Në fund, do të bësh një rezyme të versionit që ke qenë me atë që do të jesh në fund të vitit.

21 shkurt: Afërdita bashkëpunon me Marsin në Ujor

Afërdita dhe Marsi përqendrohen te dashuria dhe imagjinata, teksa do të takohen në të njëjtën pikë në qiell, më 21 shkurt, për të krijuar cikle të reja në aspektin e punës dhe marrëdhënieve sentimentale.

22 shkurt: Mërkuri hyn te Peshqit

Mërkuri do të hyjë te Peshqit më 22 shkurt, duke e bërë jetën tënde më të kthjellët dhe disa gjëra do t’i kesh më të qarta!

24 shkurt: Hëna e plotë në Virgjëreshë

Një Hënë e plotë në Virgjëreshë do të ndriçojë qiellin më 24 shkurt, duke të të orientuar në të tjera qëllime. Manifesto, pasi universi po të dëgjon.

Advertisement