Connect with us

Pinknews

U publikua videoja ku godiste Princ Lekën, reagon për herë të parë Elia Zaharia, ja kë fajëson

Elia Zaharia ka reaguar për herë të parë pas sherrit të bujshëm me Princ Lekën.

Princ Leka dhe Elia Zaharia kanë bërë kallëzim në polici në datë 5 mars, ku akuzojnë njëri-tjetrin për dhunë fizike.

Në kallëzimin e tij, Princi ka deklaruar se është dhunuar me shqelma dhe sende të forta nga ish-vjehrri, Gjergj Zaharia. Këto akuza janë hedhur poshtë nga Gjergj dhe Elia Zaharia të cilët pretendojnë se janë ata viktima e ngjarjes.

Babai i Elia Zaharisë ka mohuar në polici të ketë sulmuar Princin duke deklaruar se është i moshuar dhe kjo nuk është e mundur fizikisht. Më vonë në media u publikua edhe një video nga sherri i dhunshëm ku i përfshirë ishte  babai i Elias, Gjergj Zaharia .

Në një prononcim për Vizion Plus, Elia Zaharia thotë se çështja me Princ Lekën, me të cilin është në proces divorci është shumë e vështirë për atë dhe familjen e saj.

Elia thotë se nuk është aspak e lehtë për atë, kur kthehet në shtëpi dhe gjen Princ Lekën që përpiqet të dhunojë babanë e saj 73-vjeçar. Ndërkaq ajo thekson se konflikti nuk ka të bëjë absolutisht me Princin personalisht. Ajo insiston se e vetmja gjë që bëri ishte të ndalonte dhunën e Princit dhe për çdo gjë gje po ndjek rrugën gjyqësore

“Është situatë shumë e vështirë për mua dhe familjen time, pasi nuk është e lehtë të kthehem në shtëpi dhe të gjej Lekën që përpiqet të dhunojë babanë tim 73-vjeçar. Konflikti nuk ka të bëjë absolutisht me mua, përveç se u përpoqa ta ndaloj! Për çdo gjë gje po ndjek rrugën gjyqësore”, tha Elia Zaharia.

Princ Leka dhe Elia Zaharia janë në proces divorci, pas 7 vitesh martesë dhe më shumë se një dekadë histori dashurie. Ndërkohë që vajza e tyre, Geraldina Zogu është në kujdestarinë e të ëmës, Princ Leka po shijon romancën me fotografen Blerta Celibashi.

Advertisement