Connect with us

Aktualitet

Blerja e pushtetit/ Me llokma Shqipërie – Shkrim nga Andi Bushati

Dy mediave serioze në vendet e tyre, L’Espresso në Itali dhe New York Times, duke hetuar dyshimet për veprime okulte përgjatë fushatave elektorale, u ka dalë përpara Edi Rama. E përjavshmja e së majtës italiane, i ka kushtuar investigimin që zë dhe ballinën e revistës me titullin “Giorgia, mbreteresha e Shqipërisë”, marëveshjes për hapjen e kampeve të refugjatëve në Shëngjin dhe Gjadër. I gjithë sfondi i shkrimit, me shpenzime dhe shifra të detajuara, tregon se si qëllimi këtij pakti me kosto mbi 100 milionë euro është që në territorret shqiptare, të cilat Rama i ka kaluar nën sovranitetin italian, të ngrihet flamuri tre ngjyrësh i fqinjëve tanë përpara zgjedhjeve evropiane të fillim të qershorit.

Advertisement