Pinknews
“Sa dua të kthehem mbrapa”/ Ndarja nga Heidi, Romeo flet i prekur
Nëse do të kishte një mundësi të dytë, Romeo thotë se do ta mendonte një rikthim me Heidin. Në një bisedë tepër miqësore me Erjolën dhe Riken, Romeo i prekur shprehet se do donte ta kthente kohën pas dhe të përjetonte edhe njëherë ndjesinë që i jepte prania e Heidit.
Pjesë nga biseda:
Romeo: “Sa dua të kthehem mbrapa.”
Erjola: “Çfarë do bëje ndryshe?”
Romeo: “Nuk e di, doja ta përjetoja dhe njëherë.”
Erjola: “A je penduar që i the nuk të besoj? Sepse aty filloi.”
Romeo: “Jo, thjesht dua ta jetoj dhe njëherë.”
Erjola: “Nuk e bën dot.”
Rike: “Ai e ka në kokë këtë gjë, zemra i thotë jo, truri i thotë po dhe është në luftë me veten.”
Erjola: “Zemra i thotë jo sepse ka nevojën, e kam përjetuar vetë unë këtë gjë.”