Pinknews
“Nuk të kap me zor mos ki frikë”/ Erjola flirton hapur me Liamin, çfarë ndodhi mes dyshes
Vëllai i Madh iu ka organizuar banorëve ditën e sotme një lojë, teksa vajzat e shtëpisë kanë ‘ndërruar’ rolin me djemtë.
Teksa për banorët janë futur brenda shtëpisë së ‘Big Brother vip’ makina luksoze, vajzat kanë mbajtur rolin e shoferes dhe kanë ngacmuar djemtë.
Një nga bisedat më pikante ishte ajo mes Erjolës dhe Liamit.
Pjesë nga biseda:
Erjola: Të keqen e syrit dhe të mjekrës ty mor Zot. Hajde hipim, të pëlqen kështu me muzikë
Liami: Hajde se më pëlqen ta bëj një xhiro. Ka kamera këtu brenda?
Erjola: Nuk të kap me zor, mua nuk më ka ndodhur të ngacmoj njeri po tyy… nuk e di dmth
Liami: Po kështu je gjithandej, kaq provokuese, penetrante?
Erjola: Jo, jo hera e par
Liami: Mos është nga efekti i makinës
Erjola: Jo unë gjithmonë me këtë makinë lëviz, po kur të pash ty
Pinknews
“Në gjumë finalisti dhe fituesja…”/ Franceska dhe Graciano ironizojnë çiftin
Prej mbrëmjes së djeshme situata në shtëpi ka qenë shumë e tensionuar për shkak të deklaratës së Gracianos, ku u shpreh se jashtë Romeo i ka shkruar mesazhe Erjolës dhe ajo ia ka lënë ‘seen’ dhe se ai ka pëlqim për të. Vetëm pak më parë banorët në oborr kanë komentuar Heidin dhe Romeon, të cilët ndodhen duke fjetur dhe i quajnë ‘finalisti dhe fituesja’.
Françeska: Finalisti dhe fituesi në gjumë dhe kjo tjetra që pretendon fitoren
Graciano: Jemi vetëm 10 ditë larg, ajo tjetra Big Brother me skece, mama dhia personazhi i përradhave
Pinknews
“Ju q*…, jam dhunuar fizikisht”/ Erjola Doçi shpërthen në lot pasi u diskutua se ka ndjenja për Romeon
Moderatorja Erjola Doçi ka shpërthyer në lot pas deklaratave të balerinit Graciano Tagani, i cili u shpreh se aktori Romeo Veshaj i ka dërguar mesazh prezantueses
Prezantuesja është shprehur se ka përjetuar dhunë fizike, ndaj nuk e duron dot presionin psikologjik.
“O Jul kam kaluar dhunë fizike në jetë, presion se duroj dot”, tha ajo duke ulëritur, ndërsa u shpreh për Gracianon: “Ai më vjen e bën shantazh e presion”.
Erjola Doçi ka lënë të nënkuptohet se balerini ka qenë dëshmitar i dhunës që ajo ka përjetuar në duart e ish të dashurit
“E ka pasur shtëpinë ngjitur me mua kur dëgjonte se si bënte edhe thoshte a do ndihmë”, rrëfeu moderatorja.
Erjola Doçi: Nuk më intereson më asgjë, para fytyrës tënde. Kam 4 ditë me këtë muhabet, për shpirt të babit s’më intereson më kjo gjë. O Jul kam kaluar dhunë fizike në jetë, presion se duroj dot.
Dhe ai më vjen e bën shantazh e presion. E ka pasur shtëpinë ngjitur me mua kur dëgjonte se si bënte edhe thoshte a do ndihmë. Familja ime duke dëgjuar këto gjëra. Ju q*fsha finale. Më lini
Pinknews
“Mua më fut bananen aty…”/ Debat i ashpër mes Eglës dhe Meritonit: Mos m`u afro mua te këllqet
Aktorja Egla Ceno dhe Meriton Mjekiqi janë përfshirë në një debat me njëri-tjetrin në “BBV”, ku shkak është bërë një banane që moderatori i dha aktores.
Ndonëse Egla i tha që sapo e ka ngrënë, Meritoni ia afroi asaj te divani, veprim ky që u cilësua nga konkurrentja ngacmim seksual .
“Është shumë seksual edhe ky veprim. Mua më fut bananen aty ti! Nënës tënde i vjen turp që të shikon” – i tha Ega, megjithëse sipas Meritonit veprimi nuk ishte tendencioz.
“Debil mos ma afro mua te kellqet. Ik se është ushqim dhe është gjynah” – vazhdoi aktorja e acaruar me moderatorin, ndërsa tha që do të ndalojë së thënuri që nënës së tij i vjen marre që djali i saj bën këto veprime vetëm nëse ai ndalon së ngacmuari seksualisht.
Pjesë nga debati:
Meritoni: A do banane?
Egla: Faleminderit po e hëngra
Meritoni ia afron bananen aktores te divani
Egla: Mos ma afro mua në mënyrë tendencioze
Meritoni: S’ka tendencioze këtu. Bananja është banane
Egla: Jo zemra është shumë seksual edhe ky veprim. Mua më fut bananen aty ti! Nënës tënde i vjen turp që të shikon duke më afruar bananen e zhveshur këtu.
Meritoni: Normal
Egla: Ik more haje atë banane. Debil mos ma afro mua te këllqet. Ik se është ushqim dhe është gjynah. Të zënt syrin, është ushqim po të them.
Pinknews
Nata e parë e Eurovizion: Ja kush janë dhjetë vendet që vazhdojnë garën për finalen e madhe
Nata e parë e festivalit evropian të këngës ka nxjerrë 10 vendet që vijojnë garën për në finalen e madhe më 11 maj. Pas votimit të publikut në finalen e madhe do të shkojnë Serbia, Portugalia, Sllovenia, Ukraina, Lituania, Finlanda, Qiproja, Kroacia, Irlanda dhe Luksemburgu.
Nata e parë “Eurovision Song” që mbahet në Malmo të Suedisë dhuroi një spektakël të vërtetë teksa festivali u hap nga këngëtarja me orgjinë shqiptare Eleni Foureira ndërsa eventi mban sloganin “Të bashkuar nga muzika”.
Mbrëmja e sotme shënoi gjysmëfinalen e parë të festivalit europian të këngës, ndërsa të enjten më 9 maj do të jetë gjysmëfinalja e dytë ku do të garojë edhe Shqipëria me këngëtaren Besa Kokëdhima.
E shtuna do të shënojë finalen e madhe më 11 maj prej nga do të dalë fituesi i festivalit evropian të këngës. Pas renditjes nga ana e organizatorëve të edicionit të 68-të të Eurovision 2024 Malmo, të gjithë shqiptarët, të cilët prej dekadash ndjekin këtë ngjarje të madhe të muzikës evropiane dhe botërore, do të kenë mundësinë të dëgjojnë përfaqësuesen e Shqipërisë në këtë edicion, Besa Kokëdhima më 9 maj, në gjysmë-finalen e dytë.
Eurovision 2024 transmetohet drejtpërdrejt nga Radio Televizioni Shqiptar. Vetëm 20 shtete zgjidhen nga dy gjysmëfinalet për të vijuar më pas në finalen e madhe që do të zhvillohet më 11 maj, të cilat do t’u bashkohen 5 shtetet e përhershme finaliste dhe vendi mikpritës që është Suedia.
Pinknews
Hapet KUTIA E PANDORËS/ Cili banor do bëjë kthesën e madhe në lojë?
Pas zgjedhjes së finalistit të parë shtëpia nuk është më e njëjta. Debatet mes banorëve këtë javë kanë qenë të shumta. Ama prime i sotëm premton shumë surpriza për shikuesit dhe për banorët. Një disa javësh një Kuti Pandore do të hapet nga njëri prej banorëve. Cili do të jetë ai? Çfarë vendimi do të marrë?
Disa ditë më parë, Egla Cenos iu dha mundësia për të nxjerrë në nominim kokë më kokë dy nga banorët, megjithatë jo për atë çfarë aktorja priste por për të dërguar një prej tyre në finale.
Kështu, ajo zgjodhi çiftin Heidi-Romeo, ndërsa ky i fundit më pas u zgjodh si finalisti i parë.
Mirëpo duket se zgjedhja nuk qenka bërë nga Egla por ka qenë një ‘urdhër’ nga “Vëllai i madh”, siç e ka konfirmuar vetë aktorja në një debat me Romeon.
-
Pinknews22 hours ago
Hapet KUTIA E PANDORËS/ Cili banor do bëjë kthesën e madhe në lojë?
-
Aktualitet2 hours ago
‘Hodhi fëmijën e parë, pastaj të dytin, pastaj…’/ Gazetarja tregon historinë tronditëse nga vetëflijimi i Almës me fëmijët
-
Pinknews3 hours ago
“Mua më fut bananen aty…”/ Debat i ashpër mes Eglës dhe Meritonit: Mos m`u afro mua te këllqet
-
Pinknews23 hours ago
‘Ta kam përcjellë të dashurën’/ Egla i ngul ‘thikën’ në plagë Meritonit
-
Kosova6 hours ago
ZBULOHET plani për Kosovën dhe Serbinë, ndahen territoret
-
Aktualitet23 hours ago
Aksion policor/ Zbulohen një “shtëpi bari” dhe pajisje për prodhim kriptovalutash, shoqërohen 4 persona
-
Pinknews2 hours ago
“Ju q*…, jam dhunuar fizikisht”/ Erjola Doçi shpërthen në lot pasi u diskutua se ka ndjenja për Romeon
-
Kronike5 hours ago
Kush është 44-vjeçari shqiptar që u ekzekutua në Belgjikë teksa po pinte kafe! Historia e gjakmarrjes mes dy fiseve