Connect with us

Pinknews

‘Unë 3 lidhje, Kiara 13″/ Reagon për herë të parë Bardhi pas deklaratave bombë të Sarës

Me daljen nga shtëpia e “Big Brother Vip”, Sara Gjordeni vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes dhe çdo postim i saj interpretohet si mesazh, ndaj ndjekësve, banorëve në shtëpi, apo ish-banorëve.

Në një postim të bërë gjatë ditës së djeshme, ish-banorja ka degraduar në fjalor ndaj mediave që kanë shkruar për të dhe siç shprehet ajo kanë deformuar deklaratat e saj. Ajo reagoi e revoltuar edhe për faktin që atë dhe Bardhin e krahasojnë vazhdimisht me Luizin dhe Kiarën, me qëllim që të marrë vëmendje, gjë që sipas saj nuk është e vërtetë.

Mirëpo pas gjithë zhurmës që bëri në media me postimin e saj, Bardhi sot në një reagim në “Instatsory” pretendon se Instagrami i Sarës është në menaxhim të dikutj tjetër. Ai gjithashtu ka bërë thirrje që deri në një njoftim të dytë nga Instagrami i tij, asnjë postim nga llogaria e Sarës mos të merret parasysh nga ndjekësit e saj apo mediat.

“Hera e parë si Bardhi që e boj një deklaratë mbi një situatë. Ju kisha lut publikut dhe medias me ndalu me lajme palidhje. Sara nuk ka akses në instagramin e saj që prej mbrëmjes së djeshme dhe deklaratave në story. E për këtë ju kisha kërku që deri në një lajmërim të dytë nga llogaria ime, të mos kryqëzohet e t bohet lajm asnjë mesazh, like, koment apo postim nga instagrami i Sarës në: Instagram, Threads, Facebook dhe emili i saj zyrtar: Jeni tu i lëndu të gjitha palët dhe deri në një moment të dytë kërkojmë mirëkuptim”, shkruan ai.

Advertisement