Connect with us

Pinknews

Kërkoi pagë 600 mijë euro? Arbana Osmani thyen për herë të parë heshtjen

Largimi i saj si figure drejtuese e formatit “Big Brother” ka shkaktuar shumë pikëpyetje ku publiku shpesh është bërë kurioz se pse zgjodhi Arbana Osmani të largohet.

shprehet se nuk e ka ndjerë të nevojshme të jap shpjegime publike dhe se nuk i është dukur e arsyeshme që në finalen e Big Brother ajo të paralajmëronte largimin e saj.

Arbana thotë se kishte ardhur koha që ajo të merrte një pushim dhe të kalonte më shumë kohë me familjen e saj dhe ti përkushtohej  bizneseve të saj.

“Vazhdimisht kur e di se gjërat mes meje dhe njerëzve të mi të afërt, për tematika të caktuara, janë krejt të qarta, nuk e ndjej të nevojshme të jap shpjegime publike, në të gjitha sferat. Kështu që nuk e ndjeva që unë në finalen e Big Brother duhet të thoja: Shiko se ky është edicioni im i fundit. Se unë jam një nga hallkat e programit. Njerëzit do ta ndjekin programin me ose pa mua, çrëndësi ka a do jem a s’do jem unë. Nuk e ndjej se duhet t`i jap gjithë këto kredite vetes për ta glorifikuar këtë personazhin tim dhe pozicionin tim. Shiko se unë po iki dhe po ju lë… Thashë, kur të fillojë Big Brother unë do bëj një urim nga zemra për ata të cilët do ta vazhdojnë programin edhe e mendova të mjaftueshme”- tha ajo.

Arbana Osmani ka kërkuar 600 mijë euro për “Big Brother Albania”, e vërtetë apo thashetheme?

“Nëqoftëse unë do të kisha vendosur paratë si një pikë vendimtare që ka të bëjë me vendimet e mia të rëndësishme, do kisha qenë o shumë, shumë e pasur o shumë, shumë e varfër. Paratë nuk janë kurrë në zemrën time. Puna ime bëhet me shumë zemër. Në çdo aspekt. Qoftë në biznes, qoftë në televizion, qoftë në çdo hapësirë. Nuk janë kurrë paratë ato që orientojnë një vendim. Janë shumë të rëndësishme dhe mendoj që gjithsecili nga ne duhet të kërkojë patjetër para nëse mendon se vlen, por kurrë duke qenë ato vendimtare për një zgjedhje të caktuar.”- tha gazetarja.

Advertisement