Connect with us

Pinknews

“Ju rafshin mbi kokë”/ Mallkoi të atin? Sara Gjordeni reagon pas vdekjes së babait

Artur Gjordeni, babai i Sara Gjordenit, ish-banores së ‘BBV3’ ka ndërruar jetë.

Lajmi është konfirmuar nga vetë Sara me anë të një postimi në “instagram” ku shkruan se babai i saj vuante prej kohësh nga një sëmundje e pashërueshme. Ish-Missi shkruan se ajo dhe të afërmit e saj po e prisnin prej kohësh këtë moment.

Postimi i Sara Gjordenit:

Dy fjale per dashamiresit e mi perpara se te marr kohen time per tu getesuar:

Artur jordeni vuante prej mese 20 vitesh nga nje semundje e pasherueshme e stomakut. Kete mund ta konfirmoje lehtesisht cdo mjek i mundshem i spitalit rajonal Berat pasi aty kurohej prej me shume se dy dekadash regullisht.

Nese nuk keni informacione mbi shkakun e tij te vdekjes, mos hidhni akuza ABSURDE.

Shkaku i tij i vdekjes ishte dëmtimi i parikuperueshem i stomakut dhe melcise. Te afërmit e tij e prisnin ketë dite prej muajsh…

Vërtete ai nuk beri anjë përpjekje 27 vjet te ishte prane meje, por ndarja e tij nga jeta duhet respektuar si nga Une, ashtu edhe ju! Per ata ge hedhin vrer edhe ne nje dite te tille kag delikate, kam vetem dy fjale nga shpirti:

Ju dalshin hakat e mia aty ku ju dhemb me shume! Hallet e mia ju rafshin ge neser mbi koke ge vendosni te ma shtoni dhimbjen me akuza dhe ofendime !

ZOTI NA SHEH TE GJITHEVE:

Kujtojmë që ish-banorja e Big Brother Vip,  ka shokuar me rrëfimin e saj, teksa ka treguar kalvarin e vuajtjeve nga mosha 2-vjeçare, kur prindërit e saj u divorcuan, tek tentativa e të atit për ta rrëmbyer dhe vdekja e dy vëllezërve. Modelja ka  rrëfeu se pasi gjykata i dha kujdestarinë e saj të ëmës, i ati ka reaguar shumë keq dhe kur ishte 4-vjeçe tentoi ta helmonte, duke u shprehur se “për pak kam humbur jetën”.

Gjithashtu tregoi se i ati tentoi ta rrëmbente tek shtëpia e gjyshërve, ku u rrit pasi e ëma u largua në emigrim dhe e ka shantazhuar me adresa në rrjetet sociale.

“Im atë është gjallë por s’më ka kërkuar kurrë. Një herë që më ka kërkuar, më ka sjellë diçka që unë e kam konsumuar dhe për pak kam humbur jetën në moshën 4 vjeçare. Kjo tregon mos besimin tim te njerëzit. Nëse im at ishte në gjendje ta bënte atë, çfarë të pres nga të tjerët. Për 4 vite me radhë me një llogari false jam shantazhuar, ofenduar kritikuar dhe imë më ishte gjykuar për mënyrën sesi më kishte rritur. Mora vesh që pas asaj llogarie ishte sërish im atë. Prandaj nga njerëzit kisha tërheqje. Ato gjëra lënë gjurmë. Gjithmonë ka deklaruar që më ka dashur shumë, kur Gjykata ka vendosur të qëndroja me nënën. Ka reaguar shumë keq.

Njëherë e kam parë që ka vrapuar, i kam thënë dajës po më ndjek ky xhaxhi. Tim atë nuk e kam takuar kurrë. Nëna ime ka emigruar kur kam qenë 3 vjeçe. Im atë ka ushtruar dhunë ndaj sime më. Ka humbur veshkën atë natë, që prej asaj dite ka probleme me zemrën. Ka shkuar nga mali për në Greqi, ai që e ka çuar ka kaluar nga territori Kosovës.

Mami me kujtonte vetëm mua, e sapo operuar ka arritur gjallë në Greqi. Mami kur është larguar, për herë të parë ka ardhur për ditën e parë të shkollës sime. Unë kam qenë në kuzhinë, më duhet të kaloja përmes korridorit kur ishte dera hapur. Te dera shoh një zonjë të veshur shumë mirë, shumë bukur. Ishte veshur shumë mirë dhe thashë “Teze ka ardhur një teta te dera…”, ka rrëfyer mes lotësh në “Ftesë në 5”

Sara Gjordeni ka treguar se nuk ka qenë fëmijë i vetëm, por ka pasur dy vëllezër që kanë ndërruar jetë, sipas saj, “nga pakujdesia e mjekëve”.

Ndërsa ka folur edhe për hyrjen e ish të dashurit Endrik Beba në BBV dhe raportin me moderatorin Meriton Mjekiqi.

“Unë nuk kam qenë fëmijë i vetëm. Sot do kisha dy vëllezër. Nëna ime ka humbur dy djem. Mbase prandaj më kanë djegur shpirtin me historinë e Meritonit. I shihja të dy shumë të afërt për mua. Prandaj shkoj më shumë te meshkujt për të gjetur diçka që më ka munguar gjatë jetës. Nuk ka filozofi dashnori dhe i dashuri. Nëse do bëja diçka për lojë, Endrik Beba Sara dhe Bardhi do kishin bërë një histori që do kishin lënë në hije çdo banor tjetër. Kjo historia e Meritonit është e tepërt. Ai djali ishte shumë i sëmurë, djemtë kanë bërë një DUA para se të fillonte prime. Çunat janë lutur për mos daljen time atë natë prandaj ishte aq emocionues. Kur shoh meme’t kur dal, ishte një zhgënjim që s’di çfarë emri t’i vendos. Vëllezërit kanë humbur jetën, pakujdesi e mjekësisë shqiptare”– rrëfeu modelja.

Pinknews

Talenti i fshehur i Trejsi Sejdinit…

Modelja e njohur shqiptare, Trejsi Sejdini përveç modelingut duke se zotëron edhe një talent tjetër, atë të gatimit.

Përmes një Insta Story të publikuar në Instagram, modelja ka zbuluar një prej recetave më tradicionale shqiptare siç është fërgesa

Pamjet nga kuzhina, Trejsi i ka ndarë për 1 milion ndjekësit e saj, duke treguar një anë ndryshe të aftësive të saj.

FOTOT: Talenti i fshehur i Trejsi Sejdinit...

Continue Reading

Pinknews

E quajnë analfabet, Donaldi mbron Romeon dhe zbulon nga çfarë vuan vëllai i tij

Romeo është ngacmuar dhe akuzuar nga disa banorë për faktin se nuk di të lexojë rrjedhshºm gjuhën shqipe. Por kjo gjë mesa duket paska një tjetër të vërtetë. Në një episod të “Më lër të flas” para disa kohës Romeo dhe Donaldi kanë treguar një histori të fëmijërisë së tyre, ku një granat është hedhur afër shtëpisë dhe ka qenë një moment i vështirë për ta, pasi kaluan në temperaturë të lartë,e cila u la pasoja me shikimin.

Continue Reading

Pinknews

Rita Lati e zhgënjyer/ “Disa shokë e kanë dashur vetëm sepse është Roza Lati”

Ashtu si në çdo puntatë edhe mbrëmjen e sotme ne emisionin e bora zemanit do të ketë të ftuar disa nga personazhet e showbizit shqiptar. Ndër të ftuarit mbërmjen e sotme janë edhe Rita dhe Roza Lati, ku kjo e fundit ka folur rreth eksperiencës së saj në “BBV3” dhe çfarë ka ndodhur pas eleminimit të saj nga shtëpia, ku dhe përjetimet e Ritës për vajzën e saj ,e cila qëndroi më shumë se 100 ditë brend ashtëpisë.

Jam shumë e zhgënjyer nga disa shokë mesa duket shoqëria e Roza Latit e kanë dashur vetëm se jam Roza Lati

Continue Reading

Pinknews

Vjen në Shqipëri për të takuar Heidin? Reagon Massimiliani, zbulon datën kur do hyjë në ‘BBV’

Kohët e fundit në mediar rozë kanë qarkulluar lajme se aktori italian, Massimiliano Varrese, do të udhëtojë drejt Shqipërisë për tu përballur me Heidi Baçin në shtëpinë e “BBV”.

 

Mirëpo së fundmi Massimiliano iu ka dhënë fund zërave përmes një postimi në InstaStory, ku tregoi se ndonëse ka marrë një ftesë të tillë nga “Big Brother VIP”, nuk do të vijë në Shqipëri për Heidin, por për fansat që dëgjojnë muzikën e tij.

Artisti tha se pas 30 majit do të vijë në Shqipëri për të performuar këngën e tij të re.

“Përshëndetje të gjithëve. Këto ditë kam dëgjuar një lajm se do të shkoj në Shqipëri për të bërë një përballje me Heidin. Jo, nuk është kështu. Po është e vërtetë që do të shkoja në Shqipëri për të kënduar muzikën time. Më kanë ftuar shumë emisione në Shqipëri, mes tyre edhe Big Brother Shqipëri. Më vjen keq, nuk kam mundur të shkoj sepse kam impenjime të tjera në Itali dhe Zvicër. Do të vija për të kënduar, sepse ka shumë fansa shqiptarë që dëgjojnë muzikën time dhe bëjnë story. Nuk mund të vij tani por do të vij pas 30 majit për të kënduar këngën time të re.”– tha Massimiliano.

Continue Reading

Pinknews

Meritoni e goditi dhe i nxiu syrin? Fation Kuqari nxjerr VIDEON e së vërtetës

Ish-banori i “Big Brother VIP3”, Fation Kuqari ka ndarë me ndjekësit një video të pa transmetuar më parë, një incident që i ka ndodhur në shtëpinë më të famshme në Shqipëri

Gjatë qëndrimit në shtëpi, ai është rrëzuar në banjë duke lënduar fytyrën. Menjëherë në rrjet u aludua se Fationi mund të jetë zënë me Meriton Mjekiqin, e prandaj Kuqari mori vendimin drastik për të lënë përfundimisht garën për çmimin e madh të BBV.

Mirëpo së fundmi ish-banori ka treguar se i kishte këmbët me ujë dhe ka rrëshqitur në banjë duke i rënë karriges dhe lënduar cepin e syrit.

“Kur unë kam rrëshqitur se i kisha këmbët me ujë dhe i kam rënë karriges me cep të syrit. Kështu që flini të qetë, se as nuk jam zënë me kënd aty dhe as nuk më ka goditur kush…”– shkruan Fationi në postimin e bërë në “Instastory”.

Kujtojmë se përplasja mes Fationit dhe Meritonit ka ndodhur kur ky i fundit ka debatuar ashpër me Rike Roçin, ku bëri dhe një gjest aspak të hijshëm. E kur Kuqari po i kërkonte llogari për veprimin e shëmtuar, moderatori e thirri atë ‘burracak’ dhe ‘hë bukurosh…’.

Pas këtij debati me Mjekiqin i cili në atë kohë ishte dhe në televotim, Fationi u shpreh se nëse ai nuk dilte nga shtëpia e BBV përmes eliminimit, ai vetë do të linte përfundimisht shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

“Unë kam ndenjur sot shtrirë vetëm për të mos e parë dhe shkëmbyer me atë djalin. Ai nuk më tha thjesht bukurosh, por ishte “hë bukurosh…”, që tregon qartë se ishte provokim. Unë e kuptoj se jemi në një lojë në “Big Brother”, por që unë si Fation e kam vendosur. Prandaj prita edhe pjesën e eliminimit. Nëse nuk do të dilte ai, do të largohesha unë. S’ka të bëjë me atë, më shumë ka të bëjë me disa nga situatat e mija”, u shpreh Fationi pak para se të dilte nga BBV3.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING