Politike
Ish kryeministri luftoi me jetën/ Mjeku ndan fotot me Nanon, ja si duket
Ish-kryeministri socialist Fatos Nano, disa muaj më parë u përball me një gjendje të rënduar shëndetësore e cila i rrezikonte edhe jetën, si pasojë e një sëmundje pulmonare obstruktive kronike.
Por pas më shumë se 7 muajsh, ish-lideri është shfaqur në gjendje të mirë shëndetësore. Mjeku Pajtim Lutaj ka ndarë një foto në rrjetet sociale krah Nanos, ku shkruan:
“Me Fatos Nanon, mikun tim të çmuar, social demokratin e Evropës moderne, liderin historik të socialistëve Shqiptar. Një drek e këndshme mbas problemeve shëndetësore, rekuperim mbresëlënës. Jetë të gjatë Fatos për të mirën e shqiptarëve dhe demokracisë ne Shqipëri dhe Kosovë”, shkruan mjeku.