Pinknews
Çfarë ndodhi? Romeo dhe Meritoni nominim kokë më kokë, kush largohet?
Romeo dhe Meritoni prej kohësh tashmë janë kthyer në armiq brenda lojës së “Big Brother Vip 3”. Ndërkohë që para se të bëheshin pjesë e formatit ishin të afërt me njëri-tjetrit, mesa duke marrëdhënia mes tyre nuk ka vijuar njësoj.
Pas debateve të shumta, ditën e sotme, teksa kanë qenë duke diskutuar me tone të larta, Romeo i ka kërkuar Meritonit që të dalin kokë më kokë, në nominim me njëri-tjetrin.
Pjesë nga debati në oborr:
Romeo: Unë ta dhashë si këshillë, ti vazhdon merresh prapë. Ti ke frikë të më japësh dorën mua në sytë të të gjithë shqiptarëve.
Meritoni: Hajde e prishim nominimin
Romeo: A je burrë? Po na ndjekin të gjithë shqiptarët. Nëse nuk ma jep dorën, nuk je burrë.
Meritoni: Hajde ikim të tre. Unë, ti edhe Heidi. Mbas Heidit, ti. Nëse dalë kokë më kokë unë edhe Heidi, betohem në Zot, e nxjerr Heidin. Pasi të nxjerrë, Heidin, hymë kokë më kokë të dy.
Romeo: A je burrë? A shet veten për lojë? Ma jep dorën. Ma trego që nuk e shet veten për lojë. Mes burrave, leri gratë.
Meritoni: Mbas Heidit
Romeo: Leri gratë jashtë. Në një moment leri gratë.
Meritoni: Hajde të tre. Hajde shkojmë.
Ndërkohë mbrëmjen e sotme një prej 9 banorëve të eleminuar do të lërë shtëpinë më të famshme në Shqipëri.