Connect with us

Pinknews

“Më the më GODIT në lojë”/ Krisje në miqësinë Juli-Roza

Pak kanë ngelur nga finalja e madhe në “Big Brother Vip” dhe duket se banorët po ndryshojnë strategjitë e lojës, për të fituar vëmendjen e publikut. Juli ka vendosur të ftohë raportin me një nga “aleatet” e tij, Rozën. Pas spektaklit të së martës, raporti i tyre nuk ka qenë më njësoj dhe debatet mes tyre kanë qenë të shpeshta. Ndërkohë ditën e sotme, teksa kanë qenë në oborr dyshja është përballur sërish, ku Juli e ka akuzuar Rozën se është interesaxhije.

Pjesë nga debati:

Juli: E ke bërë gabimin, e ke thënë para kamerave. Eshtë e regjistuar, më the ma mbaj lojën se dua të dal në pah, kemi ngelur 10 vetat e fundit dhe dua të të bie ty.

Roza: E ke prishur vetë i pari.

Juli: Po Roza, do ta mbaj lojën dhe po ta mbaj lojën prandaj edhe Romeo do habitet se do të dalë.

Ndërkohë ka hyrë edhe Erjola në këtë debat, ku është shprehur:

“Jo pra, se muhabetet mes shokëve nuk bëhen kështu”.

Advertisement