Connect with us

Horoskopi

“Pranverë në jetën tonë”, astrologia rendit shenjat më të favorizuara të Horoskopit për Majin

Astrologia Chrysanthi Kalogeri shpjegon se java do të nisë me hënën në shenjën e Demit që do të jetë shumë e mirë për financat dhe jetën emocionale. Deri të enjten është periudha më e favorizuar për të kapur mundësitë që vijnë dhe për të realizuar diçka.

Chrysanthi Kalogeri: Kemi një hënë të re në datën 8 në shenjën e Demit që premton shanse në sferën financiare, por edhe në jetën emocionale. Në gjysmën e parë të javës duhet të përpiqemi të bëjmë kontakte, takime, biseda pasi ato që do të realizojmë deri të enjten do të kenë qëndrueshmëri. Në fund të  javës dhe fillimin e javës së ardhshme duhet t’u përgjigjemi me gjakftohtësi ngjarjeve të papritura ose ndryshimeve që mund të hasim. Hëna e re sjell shanse përmes ndryshimeve që mund të realizojmë ndaj duhet të mendojmë çfarë ndryshimesh duhet të bëjmë në jetë, punë, përditshmëri me qëllim që ta përmirësojmë dhe të rrisim të ardhurat. Duhet të jemi vigjilentë, të komunikueshëm sepse përmes kontakteve e lëvizjeve mund të kapim shanset. Është një pranverë në jetën tonë kjo pjesë e majit. Le të kapim shanset në sferën financiare, në jetën emocionale për një lidhje të re dashurie, një marrëdhënie të re, një bashkëpunim të ri që mund të kenë qëndrueshmëri dhe të sjellin ndryshime shumë pozitive në jetën tonë.

Astrologia renditi disa prej shenjave më të favorizuara dhe më pak të favorizuara për muajin maj.

Chrysanthi Kalogeri: Më të favorizuar, deri në datën 26 do të konsideroja Demin, Bricjapin, Virgjëreshën dhe Luanin. Më të kujdesshëm në mënyrën sesi do t’i trajtojnë gjërat të jenë Akrepi, Luani dhe Ujori, mos të nxitohen, mos të bëjnë lëvizje të gabuara, mos të marrin iniciativa të gabuara që më vonë mund të pendohen ose t’u kushtojnë.

Advertisement