Aktualitet
Raportohet për disa qen të ngordhur në Vlorë, dyshohet se janë hedhur produkte të helmuara në qytet
Ditën e sotme është raportuar se janë hëlmuar disa qen në qytetin e Vlorës. Kjo ngjarje është regjistruar pak ditë pasi një turiste u kafshua nga endacakët. Incidenti me turisten ndodhi mëngjesin e së dielës në Lungomare në Vlorë.
Dyshohet se në shumë zona të qytetit janë hedhur produkte ushqimore për të hemuar dhe vrarë qentë. Gjithashtu është raportuar se në zona të ndryshme të qytetit janë gjetur të ngrodhura disa kafshë të cilat janë helmuar. Në 24 orët e fundit është raportuar se kanë ngordhur edhe kafshë shtëpiake të cilat mund të kenë rënë në kontakt me produktet helmuese teksa janë nxjerrë për shëtitje nga pronarët e tyre.
Si zgjidhje imediate, por e përkohshme shihet sterilizimi dhe kastrimi i kafshëve të rrugës. Bashkia e Vlorës ka lidhur kontratën me një shoqatë dhe ka miratuar fondin me vlere 2.5 milionë lekë për këtë shërbim.