Connect with us

Bota

Sulmohet me predha selia e Kryqit të Kuq në Gaza, 22 të vdekur dhe 45 të plagosur

Zyra e Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq në Gaza, e rrethuar nga qindra civilë të zhvendosur nga zona e luftës dhe që tashmë që jetonin në tenda, u dëmtua nga disa predha.

 

Përmes një njoftimi në rrjetin social “X”, Kryqi i Kuq njofton se nga sulmi kanë mbetur të vrarë 22 persona , si dhe janë plagosur 45 të tjerë.
“Menjëherë pas bombardimit 22 të vdekur dhe 45 të plagosur u dërguan në spitalin e Kryqit të Kuq aty pranë. Të qëllosh në mënyrë kaq të rrezikshme pranë strukturave humanitare rrezikon jetën e civilëve dhe punonjësve humanitarë”,- nënvizon Komiteti.

 

Një zëdhënës ushtarak i izraelit është tha se nuk kishte “asnjë fakt” se forcat izraelite janë autore të këtij sulmi.

“Një hetim fillestar i kryer sugjeron se nuk ka asnjë tregues se një sulm është kryer nga ushtria izraelite në zonën humanitare A l-Mawasi, Incidenti është në shqyrtim”,- tha zëdhënësi ushtarak për AFP.

Advertisement