Connect with us

Aktualitet

EMRI/Gjendet indentiteti i të vdekurit që u gjet tek “Gjiri i Barxhos”, në Ksamil

Personi që shihni në foto është 38-vjeçari, Florian Kofina, i cili sipas asaj që Policia raportoi ditën e djeshme u gjet i pajetë tek shkëmbinjtë tek “Gjiri i Barxhos”, në Ksamil.
Policia bënë me dije se Kofina është mbytur aksidentalisht si pasojë e një arresti kardiak.Ndërkohë, një tjetër pistë u parashtrua për qytetarët nga gazetari Flamur Vezaj. Përmes një postimi, gjerë e gjatë gazetari pretendoi se e vërteta është krejt ndryshe.
Sipas asaj që Vezaj raportoi Florian Kofina u godit për vdekje nga një “JetSki” i drejtuar nga shtetasi I. Doda, i cili më pas u largua nga vendi i ngjarjes.
Advertisement