Lifestyle
VIDEO/ Moment emocional, ish-balerina me Alzheimer, ‘tranformohet’ kur dëgjon “Liqeni i Mjellmave”
Një video e publikuar së fundmi në rrjetet sociale tregon momentin kur një ish prima-balerinë që vuan me Alzheimer transformohet kur dëgjon muzikën nga liqeni i Mjellmave.
Këto pamje janë bërë virale në rrjet dhe të gjithë janë të mrekulluar nga ai ndryshim që ajo pëson.
Marta C Gonzalez, e cila vdiq në vitin 2019, shfaqet e ulur në karrigen e saj me rrota.
Një kujdestare i vendos asaj kufjet dhe fillon të luajë Liqenin e Mjellmës së Tschaikovsky, muzikë të cilën Gonzalez e ka kërcyer në rininë e saj.
Ajo ka qenë primabalerinë me Neë York Ballet në vitet 1960.
Ndërsa muzika fillon, Gonzalez preket dukshëm.
Brenda pak çastesh, duart e saj instiktivisht riprodhojnë lëvizjet e këndshme që kishte kryer në skenë, më 1967.
Ajo vazhdon të ndjekë ritmin së bashku me muzikën dhe kujton koreografinë që kërceu dekada më parë