Lifestyle
Meri Shehu jep lajmin e mirë për këtë shenjë: Sot dy asteroidet do përballen me njëri-tjetrin në diagonalen…
Astrologia Meri Shehu ka dhënë parashikimin e saj për ditën e sotme 11 nëntor 2020
“Sot dy asteroide do përballen me njëri-tjetrin në diagonalen Virgjëresh-Peshk.
Bëhet fjalë per asteroidin Frigga në Virgjëreshë dhe Asteroidin Dhimitra në Peshk.
Asteroidi Frigga lidhet me traditën Teutoniki dhe me perëndeshën Ira që është mbrojtëse e martesës dhe tradicionales në marrëdhëniet familjare.
Frigga lidhet kryesisht me qetësinë, durimin dhe veprimin metodik dhe të kujdesshëm në mbrojeje të vlerave .
Asteroidi Dhimitra në fillim të shenjës së peshkut tregon zhgënjimin që perjeton Dhimitra në kërkim të vajzëz së vet të humbur që e kërkon shumë e shqetësuar.
Në fakt, jemi në një periudhe ku ndjehemi si një anije pa timon dhe qt sorrollatet nëpër mjegull.
Por nëse lëvizim me kujdes dhe i japim rëndësi detajeve, do të arrijmë ta kapercejmë këtë periudhë të vështirë.
E rëndësishme është të mbrojmë ëndrrat dhe ditët pjellore ne ide.”
Një prapaskenë në lidhje me punën do ju shqetesojë në ditën e sotme dhe do të mendoni që keni humbur të ardhmen në këtë drejtim.
Një qëllim ka humbur prespektivën dhe ndoshta sot duke pritur njeriun e duhur në mbështetjen tuaj qoftë edhe në jetën personale do të merrni drejtimin e gabuar nëse nxitoni .
Humbet ne krenari dhe ne prestigj por sot do keni një ndihmë e cila ju vjen si rezultat i një llogaritje dhe qetësie në marrje vendimesh e ne veprime .
Një çështje ligjore apo udhëtim jashtë vendit do të funksionojë jo mirë sot duke ju bërë të ndjeheni të zhgënjyer.
Por nëse mblidhni me kujdes copat tuaja diku do dilni në breg.
Çdo veprim i mëtejshëm i paqartë në çështjet ekonomike, do ju kushtojë rëndë nëse nuk merrni masa të menjëhereshme që të rregulloni situatat apo të vlerësoni detajet .
Një zhgënjim në marrëdhëniet në çift apo në bashkëpunim do jetë prezent në ditën e sotme.
Do të fitoni apo do ngadalësoni problemin nëse filloni të jeni të kujdesshëm në logjikë apo veprim .
Rëndësi ka sot si ndjeheni se brendshmi jo si e shikoni për momentin ambjentin që ju rrethon dhe kushtet e punës apo të jetës suaj .
Ajo që besoni brenda jush do të fitojë.
Me zotësi dhe veprime te zgjuara do shmangni një zhgenjim në dashuri i cili mund t’ju terheqë në mbytje nese nuk jeni të kujdesshëm dhe kapeni pas këtij dështimi.
Merruni më shumë me të ardhmen me prestigjin, karrierën dhe mundësitë e ngritjes dhe jo me atë që për momentin mendoni se është vendi dhe puna juaj.
Faktikisht jeni në vendin e gabuar .
Sot do ju fusin në një rrugë të gabuar apo do ju prezantojnë me njerëzit e gabuar.
Kështu që planet dhe mesazhet që do merrni janë shumë zhgenjyese.
Merruni me njerëz me cilësorë!
Ekonomia do të jetë aty ku ju doni të jetë dhe do të merrni një frymëmarrje.
Por, rrezikoni të zhgënjeheni nëse nuk i masni mirë llogaritë në shpenzime.
Jeta juaj personale kalon nga zhgënjimi drejt rregullimit , pasi do të keni aleatë që do ju ndihmojëe ne momente decisive, atëherë kur mendohej se ishit jashtë çdo rruge normale .