Connect with us

Kosova

Kurti kundër NATO-s, ‘Osmani konfirmoi acarimin, të mbledhë Këshillin e Sigurisë’

Ish-kryeinspektori i Agjencisë Kosovare të Inteligjencës Burim Ramadani, nëpërmjet një postimi në platformën sociale, Facebook, ka vlerësuar se presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë një prononcimi për media, ka konfirmuar acarimin mes Qeverisë së Kosovës dhe Misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR-it.

Osmani parashtroi një pyetje retorike kur tha se “a është në interes të Kosovës që ne të shohim konflikt mes ushtarit amerikan dhe policisë se Kosoves?” duke potencuar më pastaj se “nuk besoj që ka shqiptar që pajtohet në këtë tokë me një gjë të tillë”.

Sipas Ramadanit, Osmani, do të duhej që këto deklarata t’i bënte gjatë një takimi me krerët më të lartë institucional, e jo para mediave si “opinion-bërëse e çështjeve të sigurisë”.

“Po të vepronte si Presidente, ajo do të duhej që këtë tja thoshte hapur dhe institucionalisht akterove institucional veç e veç dhe të gjithëve së bashku. Do të duhej të shkonte në Drejtorinë Qendrore të Policisë së Kosovës, të shkonte në kampin Belvedere, të shkonte në FSK, të thërriste Kryeministrin e Ministrin e Brendshëm në takime publike” –  ka shkruar Ramadani dhe ka potencuar se Osmani pas këtyre deklaratave do të duhej ta thërriste me urgjencë Këshillin e Sigurisë së Kosovë dhe këto t’ia thoshte të gjithë anëtarëve të Këshillit njëkohësisht dhe në fytyrë, përfshirë Kryeministrin Kurti!”.

Advertisement