Bota
Kadirov me Tesla/ “Ma dhuroi Musk”, miliarderi: Vërtet e besoni?
Kryekomandanti udhëheqës i Çeçenisë Ramzan Kadyrov, pasi montoi një mitraloz në një Tesla Cybertruck, xhiroi një video qe e postoi ne telegram ku shprehte komplimente per makinen me te forte ne bote dhe tha se planifikon t’ua dërgojë forcave ruse në fushat e betejës në Ukrainë.
Ne videon e postuar nga vete ai, Kadyrov shihet duke drejtuar automjetin nëpër një shesh bosh në Grozny, kryeqyteti i Çeçenisë. Më pas ai del nga kamioni dhe qëndron pas mitralozit me një rrip municioni të mbështjellë në qafë.
“Ne morëm një Tesla Cybertruck nga i respektuari Elon Musk. Isha i lumtur që testova pajisjet e reja dhe personalisht pashë se kishte një arsye që quhet ‘Bisha Kibernetike’”, shkroi Kadyrov në Telegram.
Kadyrov falënderoi Musk që i dërgoi automjetin dhe e ftoi në Grozny, ku tha se do të pritej “si mysafiri më i dashur.
Por Manjati i biznesit amerikan Elon Musk mohoi se i kishte dhënë kreut të rajonit rus të Çeçenisë një makine elektrike Tesla Cybertruck nga kompania e tij e mjeteve elektrike.
“A jeni seriozisht kaq te vonuar sa mendoni se i kam dhuruar një Cybertruck një gjenerali rus?” Musk shkroi në platformën e tij të mediave sociale, X.
Mesazhi u interpretua fillimisht sikur Musk i kishte dhuruar Kadyrovit automjetin, megjithëse rezulton se Kadyrov komplimentonte Musk dhe donte të thoshte se Tesla cybertruck ishte kapur gjate luftës ne vijim me trupat ukrainase.
Megjithëse Musk i hodhi poshtë aludimet, ai vijon të ketë ftesën e hapur për ne Grozny, kryeqytetin çeçen, pasi sipas Kadyrov ministria e jashtë ruse nuk do te ishte kundër.