Connect with us

Kosova

Simpati ndaj Serbisë/ Bloomberg: Macroni do nga Kurti më shumë autonomi për serbët në Kosovë

Në një artikull të gjigantit amerikan “Bloomberg” rreth marrëveshjes së fundit midis Francës dhe Serbisë për shitjen e 12 avionëve luftarakë “Rafale” në vlerë prej 3 miliardë eurosh, thuhet se presidenti francez, Emmanuel Macron, ka treguar – muajt e fundit – simpati ndaj pikëpamjeve serbe, posaçërisht në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi.

Duke qenë se shitja e aeroplanëve të sofistikuar luftarakë për Serbinë, në bazë të raportimeve të fundit të agjencive franceze, nuk do të ndodh pa u zgjidhur disa probleme, duke përfshirë normalizimin e marrëdhënieve Prishtinë-Beograd nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian (BE), prestigjozja amerikane shkruan se kjo çështje pritet të adresohet sërish.

“Marrëveshja mes Francës dhe Serbisë mund t’i referohet gjithashtu ish-krahinës serbe të Kosovës, dhe ambicieve të Serbisë për t’iu bashkuar BE-së që varet veçanërisht në normalizimin e marrëdhënieve… Macroni në muajt e fundit ka shfaqur simpati ndaj pikëpamjeve të Serbisë rreth konfliktit”, shkruan “Bloomberg”

Gjithashtu, aty përmendet edhe presioni i Macronit ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, persa i përket themelimit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe

Ndryshe, shumë pikëpyetje janë ngritur rreth kësaj kontrate, posaçërisht në sfondin e marrëdhënieve të tensionuara midis Kosovës dhe Serbisë pro-ruse që kanë arritur kulmin, kryesisht vitet e fundit.  “Rafale”-t që janë funksionalizuar më 2004 dhe pritet të fluturojnë deri në vitin 2060, raportohet të jetë “maja e shtizës” së eksportit të industrisë franceze të mbrojtjes.

Advertisement