Connect with us

Politike

Erdogan vjen për inagurimin! Turqia emëron imamin turk në krye të Xhamisë së Namazgjasë

Tashmë është zyrtare! Xhamia e Namazgjasë në Tiranë do të hapet më në fund. Me shumë gjasa inagurimi do të bëhet me datë 10 tetor, kur në Shqipëri do të vijë për një vizitë zyrtare presidenti Recep Tajip Erdogan. Lajmi është mësuar nga timami turk Enes Bastur, i cili ka njoftuar se i është besuar drejtimi Xhamisë Qendrore Namazgja në Tiranë.

“Të dashur miq, me lejen e Kryesisë sonë të Çështjeve Fetare, jam emëruar në Xhaminë Qendrore të Namazgjasë së Tiranës, tempullin e madh që ndodhet në Tiranë, kryeqyteti i Shqipërisë, për një kohë të gjatë, shpresoj që Zoti të mos na turpërojë,”- shkruan ai. Mirëpo, deri më tani, veç lajmit të dhënë prej tij, nuk ka asnjë konfirmim zyrtar as nga Kryeministria, as nga Presidenca turke. Por në Tiranë, tashmë në Xhaminë e Namazgjasë ka nisur përgatitja.

Prej vitesh ka një përplasje të fortë mes shtetit turk dhe KMSH-në në Shqipëri për shkak të akuzave për lidhjen me FETO. Ardhja e Bujar Spahiut nuk ishte një zgjidhje, por një alternativë momenti që nuk dha paqe. Në pranverën e vitit 2019, kur ishte duke u zhvilluar gara për zgjedhjen e kryetarit të ri, Skënde Bruçaj, që drejtonte asokohe KMSH u tërhoq nga gara. Turqit ushtruan një presion të jashtëzakonshëm që KMSH të mos drejtohej më nga një njeri i lidhur sipas tyre me Gylenin. U gjet Bujar Spahiu, e vetmja rrugëdalje, por tashmë edhe ai vetë Spahiu është sërish në shënjestër për vendin e tij në KMSH. Pas shumë “protestave” edhe nga besimtarët, ai u zgjodh sërish pak muaj më parë në krye të KMSH-së.

Advertisement