Connect with us

Politike

Meta niset drejt bulevardit “Dëshmorët e Kombit”: Do protestojmë deri në përmbysjen e narkoshtetit!

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta është nisur drejt bulevardit “Dëshmorët e Kombit”. Meta shihet i shoqëruar nga nënkryetari i PL-së, Tedi Blushi.

Duke ecur, Meta tha për gazetarët se do iu bashkohet opozitarëve në shesh, dhe se do të protestojë deri në atë ai e quajti “përmbysje e narkoshtetit”. I pyetur për skenarin dhe itinerarin e protestës, Meta ka zgjedhur të mos përgjigjet.

“Do vazhdojmë deri në arritjet objektivave të kësaj proteste. Objektivat janë përmbysja e regjimit dhe zgjimi i njerëzve për të vendosur drejtësinë. Aq më tepër pas aktit të fundit banditesk të dënimit politik të deputetit Ervin Salianji vetëm se denoncoi lidhjet e narkoqeverisë me trafikun e drogës”, tha Meta.

Pak më herët edhe deputetët e Partisë Demokratike kanë lënë selinë blu për t’ju bashkuar qytetarëve në sheshin para Kryeministrisë.

 

Advertisement