Connect with us

Bota

Shpërthime në Tel Aviv dhe Haifa, sulmi i ri i Hezbollahut me dronë ndez sirenat e alarmit

Hezbollahu nisi një sulm të ri me dron në Izrael herët në mëngjes. Sirenat u dëgjuan në Tel Aviv dhe Haifa ndërsa një dron depërtoi në mbrojtjen ajrore izraelite dhe u rrëzua në një ndërtesë në zonën e Ceesarias, midis Tel Avivit dhe Haifës.

Objektivi ishte ndoshta baza në Glilot, e cila është selia e shërbimit inteligjent të Izraelit. Siç raporton The Times of Israel, sirenat paralajmëruese nuk janë aktivizuar në Cezare, ku ka një shtëpi kryeministri Benjamin Netanyahu.

Advertisement