Connect with us

Kosova

Ngrihen përpjetë ‘lesht e kokës’ në Serbi/ Picula si një gisht në sytë e Beogradit

Teksa Tonino Picula, deputeti kroat nga rradhet e socialdemokratëve evropianë, u zgjodh si raportues të këtij organi për Serbinë, Bojana Selakoviq, koordinatore e Konventës Kombëtare për anëtarësim në BE tha se Parlamenti Evropian, me zgjedhjen e Picula-s, bëri një largim nga qasja e raportuesit të mëparshëm, puna e të cilit në lidhje me Serbinë ishte subjekt i shumë kundërshtimeve brenda BE-së.

Ajo shtoni se kritikat nga Serbia për lajmin për zgjedhjen e Piculës ishin të pritshme, duke pasur parasysh qëndrimin ndaj disa aktorëve të BE-së, me paraqitjet dhe retorikën e të cilëve përfaqësuesit e qeverisë se Serbise nuk jane te kënaqur.

Në një prononcim për agjencinë kroate Hina, pasi u zgjodh raportues për Serbinë, Picula theksoi se në vlerësimet e progresit të Beogradit do të insistojë në përmbushjen e kushteve që u vendosen vendeve kandidate për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Ai shtoi se pret qe procesi do të jetë kompleks, por se ka në krah përvojën politike “evropiane dhe kombëtare”.

I pyetur për kritikat që erdhën nga Serbia kundër zgjedhjes së tij, Picula tha se falë përvojës së tij të mëparshme, ai ka “një lloj rezistence ndaj çdo gjëje që nuk është kritikë e justifikuar dhe që mund të jetë ideologjike”.

Advertisement