✦
Thinking ...
Connect with us

Aktualitet

Shantazhi ndaj Klodiana Lalës/ Luarasi reagon kundër Hysenit: SPAK të hetojë me përparësi çështjen

Deputetja e Partisë Socialiste, Iris Luarasi ka reagur me incidentin e ndodhur mes ish-drejtueses së SHISH-it dhe gazetares së njohur të kronikës, Klodiana Lala, përpara dyerve të GJKKO-së.

Përmes një postimi në Facebook, Luarasi e ka dënuar sjelljen ndaj gazetares dhe i ka bërë thirrje SPAK-ut si dhe institucioneve të tjera përgjegjëse që të marrin masa të menjëhershme për trajtimin e kallëzimit dhe garantimin e mbrojtjes së saj.

“Deklarata e ish-drejtueses së SHISH-it ndaj Klodiana Lala në hyrje të GJKKO-së është e papranueshme. Një gazetare po bënte një pyetje me interes publik. Në vend të përgjigjes mori insinuata që dëmtojnë reputacionin, integritetin profesional dhe sigurinë e saj personale. 

Si zëvendëskryetare e Komisionit për të Drejtat e Njeriut dhe Median, i bëj thirrje SPAK-ut që ta trajtojë me seriozitet dhe me përparësi kallëzimin e gazetares. I bëj thirrje gjithashtu institucioneve përgjegjëse që të garantojnë mbrojtjen e saj. 

Pyetjet e gazetarëve duhet të marrin përgjigje, jo kërcënime. Mbrojtja e gazetarëve është detyrim i shtetit dhe kusht për demokracinë. Gazetarët që bëjnë pyetje nuk janë armiq. #LiriaEShtypit #PressFreedom #SafeJournalists #StopIntimidimitTëGazetarëve”, shkruan Luarasi.

Gazetarja Klodiana Lala ka bërë kallëzim penal ndaj ish-drejtoreshës së Shërbimit Informativ Shtetëror, Vlora Hyseni, pas deklaratave publike të kësaj të fundit për lidhje të gazetares me agjentë serbë. Hyseni i bëri aludimet e saj, pikërisht pasi u pyet nga Lala për materialet e klasifikuara që kishin përfunduar në duart e Ergys Agasit.

“Ajo që Hyseni bëri ndaj meje është shantazh për shkak të detyrës dhe sepse kam raportuar për çështjen e saj. Nga ana tjetër është të dhe një mënyrë për të shantazhuar dhe të tjerë, përfaqësues të medias apo politikanë, që të mos flasin për rastin e saj”, tha Lala.

Advertisement