Kosova
NGRE NE QIELL KOSOVEN/ Nuk mjafton veç njohja, Serbia duhet të ndryshojë rrënjësisht
Eurodeputeti kroat Tonino Picula, pasi u emërua raportues i ri i Parlamentit Evropian për Serbinë, bëri të ditur se në vlerësimin e progresit të Beogradit do të insistojë në përmbushjen e kërkesave që i parashtrohen vendeve kandidate për anëtarësim në Union.
Picula, i cili gjatë mandateve të tij është marrë në mënyrë aktive me marrëdhëniet mes vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Europian, nga mediat pro regjimit në Beograd, veçohet si eurodeputet që ka qëndrim armiqësor ndaj Serbisë
“Nuk mjafton vetëm njohja e Kosovës.Një nga sfidat kryesore për Serbinë sigurisht që do të jetë harmonizimi me vlerat ligjore të BE-së dhe respektimi i politikës aktuale të Brukselit ndaj pushtimit rus të Ukrainës” – pati deklaruar Picula
E ne lidhje me kete, presidenti serb u kunderpergjigj duke theksuar se
negociatat BE-Serbi po përparojnë ngadalë dhe pohoi se kjo “jo për shkak të sundimit të ligjit”.
“Nëse do ta njihnim Kosovën ose do të vendosnim sanksione ndaj Rusisë, që nesër do të bëheshim anëtar te Bashkimit Europian’ – potencoi Vucic
Ndonëse ai e hodhi poshtë një mundësi të tillë si të papranueshme, Picula theksoi se edhe kjo nuk do të mjaftonte.
“Ka kritere të Kopenhagës që mund të mos tingëllojnë spektakolare, por janë një udhërrëfyes që të gjitha vendet. Edhe Serbia do të duhet të bëjë të njëjtën gjë”, deklaroi Picula.
Kriteret e Kopenhagës janë kërkesa që BE-ja u vendos vendeve kandidate për anëtarësim, nga ato politike, si sundimi i ligjit, ato ekonomike dhe ligjore, deri te përafrimi me qëllimet e Bashkimit.
Kolegu i Picula-s në Parlamentin Evropian dhe Komisionin për Punë të Jashtme të PE-së, Davor Ivo tha se “Dera është e hapur, por Serbia është shtet sovran dhe ka të drejtë të vendosë nëse dëshiron të jetë pjesë e BE-së. Kjo është e drejta e saj, por më pas ajo duhet të pranojë gjithçka tjeter”