Connect with us

Politike

Meta e Berisha në izolim, Arlind Qori: Partitë e vjetra funksionojnë si mafia, drejtohen edhe nga burgu

Arlind Qori nga Lëvizja “Bashkë”, i ftuar në emisionin “Log.” në News24 të gazetarit Endri Xhafo, u shpreh se mbetet për t’u parë nëse Prokuroria e Posaçme do të ketë qëllime politike apo vetëm juridike.

Ai deklaroi se nuk beson gjithashtu se me izolimin e kreut të Partisë së Lirisë Ilir Meta dhe kreydemokratit Sali Berisha, këto dy parti do të dobësohen.

Qori shtoi se partitë e vjetra funksionojnë si mafia, drejtohen edhe nga burgu, nëse nuk u bllokohen pasuritë.

Duhet të dallojmë qëllimet nga efektet. Nëse SPAK ka apo jo qëllime politike kjo do të shihet. Kjo do të shihet nëse vihen para drejtësisë Rama, Veliaj, dhe oligarkët.

Partia e Lirisë apo Partia Demokratike nuk besoj se do të dobësohet nga izolimi i Metës dhe Berishës. Partitë e vjetra veprojnë pak si grupe mafioze. Nëse nuk i bllokohen pasuritë, e drejtojnë edhe nga grupi”, u shpreh ai.

Advertisement