Connect with us

Politike

Është shmangur një skenar i paparashikuar/ Gjekmarkaj: Koha tregoi se Berisha nuk ishte i korruptuar

Deputeti demokrat, Agron Gjekmarkaj, pjesë e panelit të emisionit Top Story në Top Channel komentoi lirimin e kreut të Partisë Demokratike, Sali Berishën. Ai theksoi se vendimi i gjyqtares së GJKKO shmangu një skenar të paparashikueshëm për Shqipërinë. Koha tregoi se Berisha nuk ishte i korruptuar, por dyshimi për ta shpallur të tillë Berishën, theksoi deputeti.

GJKKO liroi sot nga masa e arrestit shtëpiak kreun e Partisë Demokratike, Sali Berishën. Ai ndodhej në ‘arrest shtëpiak’ prej 30 dhjetorit 2023. SPAK ka deklaruar se do të ankimojë vendimin e marrë nga GJKKO, ndërsa kreu i PD tha se janë ndezur motorët e mosbindjes civile.

Advertisement