Kosova
Protestat gjunjëzojnë Serbinë, reagon Rusia, paralajmëron kaos
Rusia ka reaguar në lidhje me protestat e vazhdueshme në Serbi, duke paralajmëruar për rrezikun e “kaosit” në vend. Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, u bëri thirrje protestuesve që të tregojnë qetësi dhe maturi.
“Është jashtëzakonisht e rëndësishme që protestuesit, veçanërisht ata me ndikim në opinionin publik, të tregojnë sens të shëndoshë pergjegjesie. Në Serbi nuk duhet të lejohet të mbretërojë kaosi,” tha Zakharova në një deklaratë zyrtare.
Protestat studentore kanë vazhduar për tre muaj me radhë, duke kulmuar me dorëheqjen e kryeministrit Millosh Vuçeviq. Situata e tensionuar politike ka sjellë shqetësime në rajon, ndërsa Rusia ka shprehur hapur qëndrimin e saj për zhvillimet në Serbi.
Tubimet janë rritur masivisht gjatë javëve të fundit, duke ngritur presion mbi autoritetet për të marrë masa ndaj shkaktarëve të tragjedisë dhe për të adresuar kërkesat e tyre për reforma.
Kryeministri Vuçeviç, i cili ishte gjithashtu kryetar i bashkisë së Novi Sadit deri në vitin 2022, është detyruar të japë dorëheqjen pas intensifikimit të tensioneve. Në një deklaratë të përbashkët me kryetaren e parlamentit, Ana Brnabiç, presidenti Vuçiç nënvizoi nevojën për dialog me studentët dhe për uljen e tensioneve.