Connect with us

Kosova

RINGJALLJA E TE VDEKURIT/ Detyra sfiduese e Sorensen, pasi çdo gjë është shkatërruar

“Ndërmjetësi i ri evropian për dialogun, Peter Sorensen, ka një detyrë sfiduese përpara, pasi dialogu është shkatërruar plotësisht dhe është e vështirë të pritet që emisari I ri danez të jetë në gjendje ta ringjallë atë” – keshtu tha analistja Milica Andrić Rakić, duke shruar se ka shumë më tepër gjasa që historia të kthehet në marrëveshjet e mëparshme që janë arritur me administratën amerikane në mandatin e parë të Donald Trump.

Është e vështirë të pritet që Sorensen mund të ndryshojë dinamikën në dialog. Është e vështirë edhe të pritet që BE-ja mund të arrijë disa ndryshime në dialog. Unë mendoj se ne do të shohim disa procese të reja dhe një kthim në marrëveshjet që janë arritur më parë nën administratën Trump, në vend që të shohim përparim të mëtejshëm qoftë në zbatimin e asaj që është rënë dakord deri më tani nën kujdesin e BE-së apo në përfundimin e marrëveshjeve të reja.” – beson Rakiç e cila shtoi se Sorensen po merr përsipër dialogun në një kohë shumë të vështirë kur ky proces është “efektivisht i shkatërruar plotësisht”.

Një pengesë tjetër, thekson ajo, është se administrata e re evropiane aktualisht është e fokusuar në Rusi, por edhe në marrëdhëniet me SHBA-në.

“Unë nuk pres që emisari I ri europian të jetë në gjendje të bëjë më shumë nga çfarë bëri Miroslav Lajçak. Gjithcka nuk varet nga personaliteti i ndërmjetësuesit, por nga fuqia e Komisionit Evropian, i cili deri më tani nuk ka treguar shumë interes për çështjen e Kosovës. Fokusi është kryesisht tek Rusia dhe në marrëdhëniet me Amerikën. Pra, vetë KE-ja, Parlamenti Evropian, do të kenë shumë çështje më të vështira dhe më serioze për t’u marrë, dhe besoj se çështja e dialogut Kosove-Serbi do të shkojë vërtet dëm”, potencoi Milica Andriç Rakiç.

Advertisement