Connect with us

Bota

Trump akuzohet për gjenocid dhe pastrim etnik ndaj palestinezëve

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump është akuzuar për “thirrje për spastrim etnik” pasi ka propozuar që e gjithë popullsia palestineze e Gazës të zhvendoset në pjesë të tjera të Lindjes së Mesme.

Demokratja Rashida Tlaib, e vetmja anëtare palestinezo-amerikane e Kongresit amerikan, tha: “Ky president po bën thirrje hapur për spastrim etnik ndërsa është ulur pranë një krimineli gjenocidi e lufte”.

“Ai ndihet shumë mirë duke hequr nga puna amerikanët që varen nga fondet federale, ndërkohë që fondet për qeverinë izraelite vazhdojnë të rrjedhin”, tha ajo më tej.

Zhvendosja e detyruar e popullsisë së Gazës ka të ngjarë të jetë një shkelje e ligjit ndërkombëtar.

Ajo do të kundërshtohej ashpër jo vetëm në Lindjen e Mesme, por edhe nga aleatët perëndimorë të Amerikës.

Trump gjithashtu ka dështuar të ofrojë ndonjë specifikë se si mund të zbatohet një proces rivendosjeje.

Disa ekspertë kanë thënë se ideja i bën jehonë dëshirave të së djathtës ekstreme të Izraelit, me ish-këshilltarin e Lindjes së Mesme Aaron David Miller që tha se komentet e Trump i kishin dhënë Netanyahut një “ndihmë të madhe”.

“Ai vërtetoi pothuajse çdo fantazi të krahut të djathtë në Izrael,” tha ai.

Plani i Trump për Gazën, kombet arabe e shohin si spastrim etnik të palestinezëve

Plani i presidentit të SHBA-së, Donald Trump, për të marrë nën kontroll Rripin e Gazës dhe për të zhvendosur në mënyrë të përhershme palestinezët ka hasur në reagime të ashpra dhe kundërshtuese nga kombet arabe.

Pas prezantimit të detajuar të planit të Trump, kombet arabe e shohin atë si “spastrim etnik të palestinezëve”. Ky plan është në kundërshtim edhe me ligjin ndërkombëtar, sipas të cilit, transferimi me forcë i popullatave është rreptësishtë i ndaluar, dhe palestinezët, si dhe kombet arabe, e shohin këtë si një propozim të qartë që synon dëbimin e tyre dhe spastrimin etnik të palestinezëve nga toka e tyre.

Në një deklaratë të përbashkët, Egjipti, Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Katari, Autoriteti Palestinez dhe Liga Arabe thanë se një veprim i tillë mund të “kërcënojë stabilitetin e rajonit, të rrezikojë zgjerimin e konfliktit dhe të minojë perspektivat për paqe dhe bashkëjetesë midis popujve të tij”.

Udhëheqësit arabë i kanë hedhur poshtë kategorikisht idetë e Trump, i cili sugjeroi që Egjipti dhe Jordania mund të “marrin” palestinezët nga Gaza.

Sipas Trump, ai kërkon “zhvendosjen” e përhershme të të gjithë palestinezëve nga Gaza “si një gjest humanitar”, duke thënë se nuk ka alternativë për ta sepse “Gaza është një vend i shkatërruar”.

Ekspertët besojnë se ky qëndrim radikal i Trump ndryshoi pozicionin e SHBA-së në konfliktin mes Izraelit dhe palestinezëve, si dhe mund të ketë ndikim në procesin e armëpushimit dhe lirimit të pengjeve.

Advertisement