Connect with us

Bota

Donald Trump, i tronditur nga rritja e rasteve me autizëm: Diçka nuk po shkon siç duhet…

Donald Trump, i tronditur nga rritja e rasteve me autizëm: Diçka nuk

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump është shprehur i tronditur në lidhje me shifrat e fundit të cilat tregojnë se autizmi po rritet me ritme shumë të shpejta në SHBA.

Përmes një postimi në “Truth”, presidenti shkroi: ’20 vjet më parë, autizmi te fëmijët ishte 1 në 1000. tani është 1 në 34. WOW! ‘Diçka është vërtet e gabuar”.

Shifrat e Trump megjithatë ishin paksa të pasakta. CDC raporton se shtatë fëmijë në 1000 kishin autizëm në fillim të viteve 2000. Dhe të dhënat e fundit sugjerojnë se një në 36, e kishte atë në 2022.

Advertisement