Connect with us

Bota

Një nga ekstradimet më të mëdha të vendit, Meksika i dorëzon SHBA-së 29 bosë droge pas kërcënimeve të Trump për tarifat

Meksika dorëzoi të enjten figura të njohura të botës së krimit tek autoritetet amerikane, pjesë e një ekstradimi të beftë që përfshiu rreth 30 të dënuar me burg apo të tjerë në paraburgim, të akuzuar për lidhje me kartelet e dhunshme të drogës.

Disa janë drejtues të hershëm bandash, që mbretëruan mbi rrjetet ndërkombëtare të trafikut të kokainës dhe heroinës dekada më parë. Të tjerë, drejtues shumë më të rinj, të angazhuar kohët e fundit në trafikimin e sasive të mëdha të fentanilit vdekjeprurës drejt SHBA-ve.

Autoritetet meksikane konfirmuan se zyrtarët i dorëzuan SHBA-ve 29 figura të njohura të karteleve të drogës. Vendimi vjen pas kërcënimeve të vazhdueshme të Presidentit Donald Trump për të vendosur tarifa ndaj gjitha mallrave meksikane, që siç tha ai të enjten do të hyjnë në fuqi më 4 mars.

Advertisement