Connect with us

Aktualitet

VIDEO/ Pamje mahnitëse, fokat e egëra shfaqen në gadishullin e Karaburunit

Një specie e rrallë është parë në shpellën e Dafinës në Vlorë. Bëhet fjalë për foka të egra, të cilat janë filmuar nga peshkatarë që kanë shkuar në gadishullin e Karaburunit.

Kjo gjallesë për shumë kohë mendohej se ishte e zhdukur nga ujërat shqiptare, pasi nuk ishte parë prej shumë vitesh. Shpella, e njohur për ujin e kristaltë dhe izolimin natyror, po shndërrohet në një strehë të sigurt për një nga gjitarët më të rrallë të rajonit.

Advertisement