Connect with us

Bota

Pfizer nis shpërndarjen e vaksinave Covid-19 në katër shtete të SHBA-së

Prodhuesi i barnave amerikane ka thënë se vaksina do të shpërndahet nw Rhode Island, Texas, New Mexico dhe Tennessee

Pfizer ka nisur një program pilot për shpërndarjen e vaksinës së saj eksperimentale Covid-19 në katër shtete të Amerikës. Sipas TheGuardian, prodhuesi i barnave amerikane ka thënë se vaksina do të shpërndahet nw Rhode Island, Texas, New Mexico dhe Tennessee.

Të katër shtetet e përfshira në këtë program pilot nuk do të marrin doza vaksine më herët se shtetet e tjera në sajë të këtij piloti dhe as nuk do të marrin ndonjë konsideratë diferenciale. Ne jemi me shpresë që rezultatet nga ky pilot i shpërndarjes së vaksinave do të shërbejnë si model për shtetet e tjera të SHBA dhe qeveritë ndërkombëtare, pasi ato përgatiten të zbatojnë programe efektive të vaksinave Covid-19,”– tha Pfizer në një deklaratë.

Një studim i publikuar së fundmi thotë se vaksina anti-Covid-19 e krijuar nga kompania ‘Pfizer’ me qendër në New York dhe ‘BioNTech’ mund të parandalojë që më shumë se 90% të njerëzve të preken nga Covid-19. Pas publikimit të rezultateve zbuluesit e përshkruan atë si një ‘ditë të madhe për shkencën dhe njerëzimin’. Vaksina është testuar tek 43,500 njerëz në gjashtë vende dhe asnjëri nga ata nuk ka shfaqur probleme apo efekte anësore.

Advertisement

TRENDING