Politike
Rama: Nuk jam aq modern sa Albana Vokshi, dukeni nga portreti që jeni për revistën Vogue

Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj deklaratave lidhur me atmosferën festive gjatë çeljes së fushatës elektorale të Partisë Socialiste, ku deputetë dhe ministra u panë duke kërcyer në sheshin ‘Skënderbej’. Me ironi, Rama iu drejtua deputetes së Partisë Demokratike, Albana Vokshi, duke thënë se ai vetë nuk është aq “modern” sa ajo.

