Bota
“Nuk do të dorëzohemi”/ Netanyahu për negociatat Izrael-Hamas, çfarë po paralajmëron

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha se shpreson shumë të jetë në gjendje të njoftojë diçka në lidhje me marrëveshjen e pengjeve,” dhe nëse jo sot, do ta njoftojmë nesër”, pasi negociatat me Hamasin – të ndërmjetësuara nga SHBA-të, janë në kulmin e tyre dhe nuk kanë arritur asnjë rezultat.
“Lirimi i pengjeve tona është përparësia jonë e parë. Shpresoj, shpresoj vërtet, që të jemi në gjendje të njoftojmë diçka për këtë çështje, dhe nëse jo sot, atëherë nesër. Nuk do të dorëzohemi”, tha kryeministri izraelit në një video që postoi në rrjetet sociale.
Në të njëjtën kohë, ai theksoi se Izraeli duhet të përballet me “akuza të pabaza” që merr “nga bashkësia ndërkombëtare” dhe se 25 pengje u liruan vetëm pasi u zëvendësua ekipi negociator.

